Legjionarët/Strakosha synon rinovimin, “këmbana” greke për Selmani 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëri është tashmë një titullar i konfirmuar në kuadratin e Kombëtares kuqezi, ndërsa tjetri është një gardian gjithashtu kuqezi, ndonëse me përfaqësueset e moshave, por që premton për të ardhmen. E teksa për rinovimin i Thomasit deri në vitin 2025, është babai i tij, Foto Strakosha, që ka hyrë në bisedime me Lacion, për portierin tjetër shqiptar, Gentian Selmani, i cili aktualisht po luan me sukses në Turqi, kanë nisur të bien “këmbana” greke.

Mediat italiane raportojnë se Foto Strakosha është tanimë në bisedime me Lacion. Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, tashmë është në rolin e babait menaxher të porterit titullar të Lacios, e cila po lufton për fitimin e Serisë A. Thomas Strakosha, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, është në qendër të vëmendjes së klubit bardhekaltër, për ta blinduar për sa më gjatë. Në tratativat ku kërkohet rinovimi deri në vitin 2025 është futur babai i tij, Foto.

Dhe në këto bisedime me drejtuesit e Lacios ai do të ketë, midis tyre, edhe ish-bashkëlojtarin në Kombëtare, Igli Tare. Aktualisht Strakosha i ri përfiton përafërsisht 1 milion Euro pagë vjetore te bardhekaltrit, por mediat në Gadishullin e Apenineve kanë raportuar se Lacio është gati t’i japë deri në 2.5 milionë Euro në sezon portierit 25-vjeçar. Natyrisht, faktori “shqiptar” tek Lacio pritet të luajë një rol vendimtar për rinovimin me gardianin kuqezi.

Natyrisht, kjo vlen për sa kohë klubi italian nuk vendos të përfitojë bindshëm nga Strakosha i ri, për të cilin duhet thënë se ofertat nuk mungojnë e janë të majme. Ndërkohë, në gjurmët e bashkatdhetarit të tij shpreson të ecë edhe një tjetër portier kuqezi. Gentjan Selmani po zhvillon një sezon të shkëlqyer në nivelin e dytë të kampionatit të futbollit në Turqi, me ekipin e Menemensporit, dhe për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave.

Lexo edhe :  FSHF organizon turneun UEFA Development U-15 për vajza

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, në garë për të marrë shërbimet e portierit shqiptar, është futur Olimpiakosi. Këta të fundit e pëlqejnë shumë Selmanin dhe duan ta ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, raportohet se në gjurmët e shqiptarit janë vënë edhe dy klube ruse, Spartaku i Moskës dhe Krasnodari. Më herët, interes kanë shfaqur edhe Bolonja në Itali dhe Real Zaragoza në Spanjë. Për këtë arsye ende nuk dihet e ardhmja e Selmanit, për të cilin ofertat nuk mungojnë./Bl.Ba.Fjala.al

Të fundit

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Lajme të tjera

Web TV