Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Moçan të Maliqit.
Burime zyrtare bëjnë me dije nga informacionet paraprake se shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, i ka shpërthyer aksidentalisht një bombul gazi duke luajtur në banesë.
Si pasojë e shpërthimit i mituri ka marrë dëmtime të shumta trupore dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./E.B./Fjala.al