Artan Cuku në një libër me 50 vrasjet më të rënda në botë për arsye shtetërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e Artan Cukut përfshihet në 50 vrasjet më të bujshme në botë për arsye shtetërore në shekullin 21.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës dhe një nga drejtuesit më të vlerësuar të policisë në vitet e fundit në Shqipëri që u ekzekutua më 8 prill 2017, është bërë pjesë e një libri të hartuar nga një organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Në Gjenevë të Zvicrës është prezantuar sot në mesditë libri “Fytyra e vrasësve”,i hartuar nga një grup ekspertësh nga e gjithë bota të organizatës “Iniciativa globale kundër krimit transnacional”. Në këto 50 vrasje janë përfshirë ekzekutime të personaliteteve shtetërore në 40 shtete nga e gjithë bota pas vitit 2000.

Nga rajoni ynë dy vrasje janë nga Serbia, një nga Kosova dhe një nga Shqipëria. Në Shqipëri ky libër ka përfshirë vrasjen e Artan Cukut të ndodhur 3 vjet më parë në kryeqytet. Mark Sho, drejtor i organizatës “Iniciativa globale kundër krimit transnacional” tha gjatë prezantimit të këtij libri: “Krimi i organizuar reagon në përmjet ekzekutimeve ndaj përfaqësuesve të shtetit dhe si e tillë ai është shumë i vështirë si fenomen për tu kuptuar dhe për tu zbuluar gjithashtu”.

Më tej ai shtoi se “ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar ta kuptojë krimin e organizuar si një forcë që është e kundërta e integritetit që përfaqësojnë disa përfaqësues të shtetit që luftojnë kundër padrejtësive, krimit dhe korrupsionit por që fatkeqësisht paguajnë një çmim shumë të lartë, jetën.

Artan Cuku është shpallur dëshmori atdheut nga drejtuesit e shtetit shqiptar duke e cilësuar vrasjen e tij për arsye të detyrës që ai mbante. Sipas prokurorisë dhe gjykatës ai u vra nga Mikel Shalari i cili ishte paguar nga Bledar Jambelli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV