“Do bëjmë dasmë”, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku me plane të afërta

Rudina Dembacaj është shpesh në qendër të mediave rozë, sidomos pasi bëri publike lidhjen e saj me ish-deputetin, Mark Frroku.

Ata u fejuan në muajin maj dhe lajmi u bë i ditur nga vetë Rudina, përmes një fotoje në Instastory.

Së fundmi, gjatë një interviste në emisionin e saj me Eneda Tarifën, moderatorja i ka kërkuar publikisht kësaj të fundit të jetë e ftuar si këngëtare në dasmën e saj me Mark Frrokun.

Rudina Dembacaj: A do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?

Eneda Tarifa: Aww mishi kokërr, paskemi dasmë.

Rudina Dembacaj: Po e kemi por të kalojë koronavirusi.

Eneda Tarifa: Do vij me kënaqësi të madhe sepse çifti juaj realisht më pëlqen dhe shkoni.

Rudina Dembacaj: Faleminderit mezi po presim

Ka.li/fjala.al