Fatmira Hajdari para Vettingut, KPK vlerësim për figurën si gjyqtare dhe pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, e njohur ndryshe si gruaja e të ndjerit Azem Hajdari dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari ka dalë sot para Vetting-ut.

Hajdari përballet për herë të parë në shkallën e parë të Vettingut dhe duhet të justifikojë para KPK figurën si gjyqtare si dhe pasurinë.

Mësohet se Fatmira Hajdari është shoqëruar në KPK nga avokatët e saj, Maksim Haxhia dhe Ilira Dane.

“Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka dërguar raport në KPK në të cilin deklaron se subjekti ka kryer deklarim të pastër, nuk rezulton me konflikt interesi, nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Por Fatmira Hajdari nuk ka deklaruar 887m2 truall në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut.

Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207,400 euro, pasuria në total. Gjithashtu ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting.

KPK konstaton se subjekti nuk ka deklaruar fillimin e punimeve investimin në një godinë 5 katëshe, dhe gjithashtu edhe të një objekti 10 katësh, ndërsa për këtë të fundit janë regjistruar të gjitha në emër të familjarëve. Në deklaratën vetting nuk janë deklaruara qartë pasuria e lartëpëmendur 207,400 euro.

Djali Kiri Hajdari ka shitur një lokal me vlerë 160 mijë euro tek Qyteti Studenti, të ardhura që sipas Hajdarit janë përdorur për ndërtimin e godinës. Në lidhje me të ardhurat nga bar kafeja ndër vite është konstatuar se nuk ka qenë fitimprurës në vitet 2009-2011, ndërsa mungon dokumentacioni i të ardhurave. Mungon informacioni në lidhje me të ardhurat. Ka blerë dy makina Mercedez Benz 53 mijë euro dhe 19.800 euro”, thekson KPK-ja.

Lexo edhe :  "1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg"/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Fatmira Hajdari kohët e fundit u caktua si gjyqtare për çështjet e lobimit në SHBA të PD ku i akuzuar ishte Lulzim Basha por ajo dha dorëheqjen nga kjo çështje, si dhe për ‘”CEZ”, ku PS kërkoi përjashtimin e saj pasi kishte njohje me të akuzuarit, Sali Berishën dhe familjen e tij. Edhe nga kjo çështje ajo u përjashtua nga vetë Gjykata./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve...

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi,...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Lajme të tjera

Web TV