Vettingu ka konfirmuar në detyrë edhe Rebani Jaupin, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Më herët Jaupi ka qenë dhe drejtor i policisë së Tiranës.
Me një karrierë mbi 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.
Në detyrë u konfirmua më herët edhe Ermal Muça, drejtori i Policisë së Vlorës.
Muça u cilësua i pastër në tre shtylla: për pasurinë, kontrollin e figurës dhe mjaftueshmërinë në aftësitë e tij profesionale./e.t