Kandidatët për kreun e BKH-së kalojnë testin e pastërtisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër kandidatët për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë verifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe rezultojnë të pastër për të qenë në krye të institucionit të ri. BKH drejt formimit, ndërkombëtarët me sytë nga “produkti i tyre”.

Prokuroria e Përgjithshme i ka hapur rrugën SPAK-ut për të zgjedhur drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në bazë të ligjit të dekriminalizmit, Prokuroria e Përgjithshme, pas verifikimit të formularëve i ka dërguar informacion SPAK-ut, se katër kanditatët që garojnë për këtë pozicion janë të pastër.

Pas marrjes së kësaj përgjigjeje, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut, i cili do të bëhet nga komisioni me dy prokurorë dhe një gjyqtar. Komisioni që do të kryejë verifikimin e kushteve të sigurisë dhe figurës para caktimit në detyrë të drejtorit të BKH-së përbëhet nga gjyqtari Dhimitër Lara dhe dy prokurorët e SPAK-ut, Altin Dumani e Edvin Kondili.

Katër kandidatët u përzgjodhën pas një sërë testimesh, si ai fizik, testi me shkrim, testi i poligrafit, i njohur ndryshe si makina e së vërtetës, dhe intervistat indviduale. Kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e BKH-së janë: Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Procesi i përzgjedhjes së tyre u monitorua nga misione të Bashkimit Evropian dhe i qeverisë së SHBA-së.

Katër pretendentët që synojnë të marrin drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit vijnë nga radhët e Policisë së Shtetit. Ata kanë pasur karrierë të gjatë dhe role drejtuese në vendet ku kanë qenë. Ligji i ka dhënë një rol shumë të rëndësishëm drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që është një nga institucionet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Funksionimi i Byrosë do të bëhet në bazë të një rregulloreje të krijuar nga drejtuesi në bashkëpunim me kreun e SPAK-ut, si njësia hetimore e kësaj strukture. “Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Drejtori, zëvendësdrejtori dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Organizimi i brendshëm i Byrosë Kombëtare të Hetimit rregullohet nga urdhri i përbashkët i drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme”, parashikon ligji.

Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi të marrë detyrën do t’i nënshtrohet një trajnimi të gjatë në Shtetet e Bashkuara nga federalët amerikanë. BKH-ja do t’i përngjajë FBI-së amerikane dhe do të përbëhet nga 60 hetues, të cilët do të përzgjidhen menjëherë pas zgjedhjes së drejtuesit të këtij institucioni.

Lexo edhe :  Rreth një javë i humbur, gjendet trupi i pajetë i Ëngjëll Kanani, dyshohet për…

Çfarë është BKH-ja

Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK-ut (Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion dhe Krimit të Oreganizuar), një institucion i ri, i pavarur dhe i papolitizuar kushtetues, detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar, dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë.

Në shumë mënyra BKH-ja është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, hetuesit e BKH-së do të trajnohen në akademinë e FBI-së, në Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjet e hetuesve të BKH-së.

Përbërja e tyre është një drejtor dhe ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta. Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK-ut dhe dy prokurorë të posaçëm të tjerë do të zgjedhin drejtorin e BKH-së. Ky drejtor do të drejtojë ekipet e hetuesve pasi të jenë përzgjedhur për këtë organ të rëndësishëm kombëtar.

Drejtorit dhe drejtuesve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare për t’u siguruar që e kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri. Juridiksioni i i Byrosë Kombëtare të Hetimit shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë. BKH-ja do të ketë fillimisht një zyrë të vetme në Tiranë, por në varësi të punës dhe ushtrimit të detyrave, kjo Byro mund të hapë zyra të përkohshme të saj nëpër rrethe.

Në duart e prokurorëve të posaçëm do të dorëzohen të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe ato për krimin e organizuar. Prokurorët e SPAK-ut mund të hetojnë që nga presidenti, kryeministri, ministra, deputetë, e deri te drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera në varësi të qeverisë ose jo.

Ligji detyron çdo punonjës të policisë dhe të Drejtorisë Kundër Pastrimit të Parave që për çdo rast të dyshimtë të denoncojnë te prokurorët e SPAK-ut. Më pas, çështja është në dorë të kësaj prokurorie, nëse ka vepër penale apo jo.

Por, veç kësaj, ka raste kur prokurorët e SPAK-ut mund t’u marrin dosjet hetimore prokurorëve të tjerë, nëse vërejnë se dosja në fjalë është kompetencë e tyre. Gjithashtu, prokurorët e SPAK-ut mund të hetojnë kolegët e tyre në rastet e parashikuara nga ligji, si dhe përfaqësojnë akuzën në proceset gjyqësore në gjykatat e posaçme deri në Gjykatën e Lartë, duke mënjanuar prokurorin e përgjithshëm.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Rozana Radi trondit Gertën: Olta më do mua, zbulon arsyen pse nuk flasin dy motrat

Rozana Radi dhe Gerta Gixhari janë dy banoret e Big Brother Vip 4 të cilat prej nisjes së këtij...

Ja sa persona do të jenë prezent në finalen e madhe të BBVK 3

Sonte është nata që të gjithë kanë pritur! Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova premton të jetë një spektakël i...

Një këngë e pa publikuar nga Tina Turner del në dritë pas 40 vitesh

Një këngë e papublikuar nga artistja amerikane dhe mbretëresha e rock and roll-it Tina Turner do të publikohet si pjesë e një albumi përmbledhës...

Pse fëmijët shqiptarë po vuajnë sot më shumë nga stresi e ankthi

Ndryshimet në ritmin e jetesës kanë nxjerrë në pah probleme të shëndetit mendor, jo vetëm te të rinjtë, por edhe tek fëmijët më të...

Astrologia Afërdita Zaja ngre alarmin, Një tërmet i fuqishëm pritet në mars të vitit 2025

Astrologia Afërdita Zaja paralajmëron tërmet mbi 5 ballë në mars 2025 Astrologia e njohur shqiptare, Afërdita Zaja, ka bërë një deklaratë shokuese gjatë një emisioni...

Lajme të tjera

Web TV