Nishani: Një analizë marrëveshjes së 5 qershorit. A duhej?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me marrëveshjen e datës 5 qershor për Reformën Zgjedhore, Bujar Nishani u shpreh se ajo nuk mund të quhet marrëveshje. Për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në grupin mediatik “FJALA”, Nishani  tregon se marrëveshje do quhej nëse do të zgjidhej kriza politike.

-Zoti President, a është marrëveshja e 5 qershorit ajo që ne prisnim?

-Unë nuk e shoh atë si një marrëveshje dhe nuk besoj se është një marrëveshje. Të flasësh për një marrëveshje, marrëveshja është një gjë shumë e madhe, është një term i cili ka një dimension shumë të madh. Ka brenda dimensionin politik, që i hap rrugën pastaj gjithë procesit, ka brenda vullnetin politik, pastaj ka brenda vullnetin dhe jetësimin institucional të këtij vullneti politik, ka targete të cilat japin zgjidhje konkrete për çështjet më fondamentale të jetës. Ajo është një moment i angazhimit të detyrimeve insitucionale që kanë partitë politike. Është një kontribut dhe zbatim i detyrimeve institucionale, sepse partitë politike janë institucione. Partitë kryesore, të cilat nënshkruan dhe ishin pjesë e ndryshimeve të amendimit të kodit sepse edhe vetë Kodi Zgjedhor është amenduar  gati vetëm në 10 apo 20%  të tij. Nëse do kishim një marrëveshje, do kishim në rradhë të parë një proces që do përcaktonte garën elektorale sa më parë të ishte e mundur. Nëse do kishim marrëveshje midis forcave politike, do kishim një marrëveshje politike e cila do përcaktonte hyrjen në zgjedhje. Ne kemi krizën më të madhe në sistemin politik. Kemi një parlament që dominohet qind për qind nga një forcë politike, kemi pushtetin lokal që dominohet qind për qind nga një forcë politike. Këto dy pushtete nuk kanë mekanzima kontrolli, s’kemi Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Do kishim një marrëveshje nëse do kishim përcaktuar hyrjen në zgjedhje parlamentare dhe lokale për t’i dhënë zgjidhje ngërçit të madh politik që kemi. Unë nuk e shoh si një marrëveshje por konkretisht them që të gjitha partitë ishin në atë proces si një detyrim kushtetues për të bërë një përmirësim të Kodit Zgjedhor i cili në gjykimin tim është i rëndësishëm por nuk është përcaktues për standartin e zgjedhjeve që ne presim./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: "Nuk kam detyruar askënd"

https://www.youtube.com/watch?v=jL9fes_DSHM

 

 

Të fundit

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Lajme të tjera

Web TV