Rifillojnë fluturimet/ TIA: Udhëtime të kufizuara, ja kush do lejohet të udhëtojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana International Airport ka bërë me dije se ditën e sotme kanë filluar zyrtarisht fluturimet me Bashkimin Europian dhe vendet jo anëtare të BE-së.

Fluturimet e para ishin të planifikuara mesditën e sotme me Vjenën, Beogradin dhe Frankfurtin, ndërsa në darkë vijohet me Athinën.

Në një postim në faqen zyrtare në ‘Facebook’, TIA thekson se nuk lejohen nga Shqipëria të udhëtojnë jashtë, por vetëm rezidentët apo nënshtetasit në BE që janë bllokuar në Shqipëri.

Gjithashtu  apelohet që udhëtarët të respektojnë protokollet e higjienës, me masa të detyrueshme për t’u mbajtur.

Njoftimi i Tirana International Airport:

15.06.2020

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet e mëposhtme:

?Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05

?Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00

?Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15

?Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Po ringrihemi ?

Tirana International Airport

?15.06.2020

Tirana International Airport announces that the following flights are restarting today:

?Austria Airlines – Flight from Vienna arriving at 14.20 and departing at 15.05

Lexo edhe :  Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

?Air Serbia – Flight from Belgrade arriving at 14.30 and departing at 15.00

?Air Albania – The repatriation flight from Frankfurt arriving at 18.15

?Aegean Airline – Flight from Athens arriving at 19.25 and departing at 20.05

We would like to inform the passengers who are traveling to respect the hygiene protocols. Masks are mandatory.

Meanwhile, only residents of the European Union and EU nationals are allowed to travel to the destinations mentioned above.

The situation changes by the hour, so please be patient. Any notification of the Albanian state regarding any flight, we will forward to you immediately on our official websites.

Thank you for your cooperation!

We rise ?

Tirana International Airport.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Lajme të tjera

Web TV