Si të parandalojmë depresionin, ja faktorët që e shkaktojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Depresioni është një gjendje psikike e individit që shfaqet me ndryshime negative, me ndjenjën e frikës, fajit, si dhe pengesa në të mësuar. Si pasojë e depresionit, individi humbet interesin për aktivitetet e tij të përditshme.

Kjo mund të çojë në një sërë problemesh emocionale dhe fizike, dhe mund të ulë aftësinë e një personi për të funksionuar në punë dhe në shtëpi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik depresioni mund të na prekë të gjithëve, pavarësisht moshës, gjinisë, ose statusit shoqëror.

Depresioni përjetohet në mënyra të ndryshme, për shkak të aspektit psiko-social dhe biologjik. Simptomat e një personi të prekur nga depresioni sipas ISHP janë:

Humbje e energjisë; Ndryshime në oreks; Shtim ose pakësim i gjumit; Ankth; Përqendrim i reduktuar; Pavendosmëri; Shqetësim; Ndjenja të pavlefshmërisë, fajit; Përdorim i tepruar i cigareve, alkoolit apo drogave të ndryshme; Mungesë e aktivitetit fizik; Mendime për vetëvrasje. Ndërkohë disa prej faktorëve që mund të ndikojnë në depresion janë:

Gjenetika

Depresioni mund të zhvillohet në familje. Për shembull, nëse një binjak identik ka depresion, tjetri ka një mundësi prej 70% që të ketë këtë sëmundje gjatë jetës.

Personaliteti

Njerëzit me vetëbesim të ulët, të cilët janë të stresuar ose që janë përgjithësisht pesimistë, kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresionin.

Faktorët socialë

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dhunës, neglizhimit, abuzimit ose varfërisë, mund t’i bëjë disa njerëz më të prekshëm ndaj depresionit.

Si mund të parandalohet depresioni

-Duke shmangur mendimet negative

-Duke folur për problemet që ju shqetësojnë

-Një jetë të ekuilibruar

-Përfshirje në aktivitet fizik

-Shmangia e medikamenteve për gjumë, antidepresive, etj. pa rekomandimin e mjekut.

-Shmangia e pijeve alkoolike, duhan apo droga të ndryshme

Lexo edhe :  Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

-Ushqyerja e shëndetshme.

Në të gjithë botën, stigma që rrethon problemet e shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, mbetet pengesë për njerëzit që kërkojnë ndihmë. E rëndësishme është se duke folur për depresionin, me një anëtar të familjes, mik ose profesionist, apo me grupe më të mëdha, për shembull në shkolla,vendin e punës, mjediset shoqërore dhe në mediat sociale, ne do të ndihmojmë që kjo stigmë të marrë fund, duke u hapur rrugë shumë njerëzve që kërkojnë ndihmë.

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV