Tashmë janë dy legjenda futbolli që ende nuk pranojnë të varin “këpucët në gozhdë”. Por finalja në Romë e vlefshme për Kupën e Italisë këtë të mërkurë mund ti japë atyre një vend edhe më të lartë në Olimpin e topit.
Gianluigi Buffon tashmë ka rekordin e titujve të fituar, plot 9 prej tyre, dhe mund të arrijë numrat e Mancini në podiumin më të lartë mes atyre që ngritën Kupën. Portieri legjendar i Juventus ka marrë 5 në total, një me Parmën dhe 4 me bardhezinjtë. Nëse ai fiton të mërkurën ndaj Napolit,. Do të shkojë në numrin 6 dhe do barazojë trajnerin actual të kombëtares italiane.
Ndërkohë Cristiano Ronaldo, në vendet ku ka luajtur ka fituar gjithçka dhe lista e rekordeve është edhe më e gjatë se Buffon. Portugezi ka në muzeun e tij plot 30 trofe mes skuadrave dhe kombëtares luzitane. Ajo ndaj Napolit do jetë finalja numër 31 në karrierën e CR7, aty kun ë total ka shënuar 19 gola. I mungon vetëm Kupa e Italisë dhe diçka tjetër fare e vogël. Botërori me kombëtaren, të cilin Buffon e ka ngritur në qiellin e Berlinit në 2006.