Burg për shoferin e kamionit ku u kapën gjysmë milioni euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoferi i trajlerit ku u kapën 500 mijë euro mbërrin në gjykatën e Durrësit ku ka mësuar masën e sigurisë. Togat e zeza e kanë lënë në burg, 54-vjeçarin Andon Thanasi.

Para togave te zeza ai nuk ka deklaruar asgjë duke u shprehur se do të flasë në një moment tjetër.

Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë se i qëndroj deklarimeve që ka dhënë përpara Oficereve të Policisë Gjyqësore.

Thanasi nga Tirana u arrestua ditën e shtunë në portin detar të Durrësit për transport të paligjshëm të shumave monetare.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Thanasi ka mohuar të ketë pasur dijeni për sasinë e eurove të gjetura.

Pasi është marrë disa herë në pyetje, 56-vjeçari ka kërkuar të sekuestrohen të gjitha kamerat e sigurisë të vendeve ku ka qëndruar mjeti në Itali dhe pas kthimit, për të parë se kush janë personat që i kanë vendosur.

Mësohet se kamioni kishte dalë para 4 ditësh nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e së premtes në orën 1:30 të natës.

Mjeti kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë.

Mjeti ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme ne shasisë së mjetit ishin fshehur dhe paratë.

Dyshimet fillimisht kanë nisur nga zhurma qe dëgjohej pas goditjeve të pjesëve bosh të kamionit, i cili më pas është futur në skaner ku u zbulua një njollë në urën lidhëse te kamionit dhe rimorkios ku u gjeten dhe 5 qeset ku ishte sasia prej rreth 500 mijë euro.

Lexo edhe :  Lajm i madh: Milani zyrtarizon Igli Taren në rolin e Drejtorit Sportiv!

Policia dhe prokuroria po hetojnë ne lidhje me një rrjet trafiku të lëndëve narkotike ose prostitucioni në Itali që përdorin këto mjete për të sjelle të ardhurat. Hetim ka nisur edhe për kompaninë e fasonerisë që kishte bërë porosinë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Jozi dhe Loredana i japin fund lidhjes?

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, një nga marrëdhëniet që ngjalli më shumë kureshtje...

Studimi/ Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?

Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy të ndryshëm – jo më...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta/ Linjat hekurudhore do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që goditën Rumaninë të enjten kërcënojnë të shkatërrojnë minierën e kripës Pride, e...

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një vështrim 2023”. Në shumë vende evropiane,...

Lajme të tjera

Web TV