Chelsea ecën drejt Champions! 5 klube e “gjëmojnë”që t’i marrin vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea ka plot 5 klube që e ndjekin ata në garën për vendin e katërt të kampionatit anglez, atë që garanton miliona dhe prestigj me pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Spurs dhe United tani luftojnë të parakalojnë Blues, por… a mundet Sheffield United, Wolverhampton apo edhe Arsenali të rrëmbejnë vendin e fundit të Ligës së Kampionëve?

Liverpool mund të ketë përfundimisht të mbyllur diskutimin për titullin e Premier League, por është një situatë shumë e ndryshme në betejën për vendin e fundit të Champions League. Chelsea, i cili aktualisht zë atë vend të çmuar të katërt, nuk do të ketë më pak se pesë ekipe që përpiqen t’a rrëzojnë kur sezoni të rifillojë këtë javë.

Manchester United paraqitet në hierarkinë më të mirë për të kapërcyer armatën e Frank Lampard, megjithëse Wolves, Sheffield United, Tottenham dhe Arsenal po kërkojnë gjithashtu atë “spot”që i garanton turneun elitar.

Shpresat e Lampard për ta çuar Chelsea në Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në krye, morën një “dozë energjie” kur N’Golo Kante u kthye në stërvitje javën e kaluar.  Mungesa e tifozëve me gjasë do të jetë në favorin e Bluve në Villa Park, ndaj Aston Villa. Por ata londinezët ende kanë disa ndeshje të vështira për të diskutuar nëse do të qëndrojnë në katër vendet e para, sidomos derbin me West Ham dhe Crystal Palace, dhe sfidën ndaj Manchester City

 

Të fundit

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Lajme të tjera

Web TV