Djegia e flamurit shqiptar nga ekstremistët grekë/ PDIU: Prokuroria dhe SPAK të hetojnë aktet e rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PDIU ka reaguar në lidhje me djegien e flamurit shqiptar në jug të vendit nga ekstremistët grekë.

Në një njoftim për mediat PDIU fton të gjitha organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi aktet e rënda që çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshëm dhe cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë.

Njoftimi i PDIU:

PDIU: Ftojmë organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi aktet e rënda që çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshm dhe cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë.

Djegia e flamurit kombëtar të Shqipërisë nga ekstremistë greke dhe lajmi për krijimin e një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut janë ngjarje të rënda e vepra penale të rënda dhe kërkojnë reagim zyrtar urgjent. Ndërkohë nga autoritetet shtetërore nuk ka asnjë prononcim për këto vepra të rënda që përdhosin simbolet kombëtare e cënojnë integritetin territorial të vendit.

Kryeministri shqiptar që betohej poshtë koshit të basketbollit, se do të ngrinte zërin për Çamërinë kur i kishte jetike votat e PDIU-së, sot mbyll sytë dhe hesht përballë provokimeve të shovinistëve fqinje. Ju ka përmbushur atyre çdo kërkesë, nga mbushja e jugut me varret e ushtarëve pushtues, që i nderon me ceremonial shtetëror, heqja e vendlindjes për të moshuarit e Çamërisë, censusin e popullatës sipas kërkesave të Athinës zyrtare, nderimi i andartëve grekë që masakruan shqiptarët në jug, e që sot kanë buste në territorin e Republikës së Shqipërisë për turpin e të gjithëve në  dënimin me heshtje e harrim që i bëri Çamërisë.

Heshtja e tij flet shumë për nënshtrimin e politikës shqiptare ndaj shovinizmit fqinj.

Ftojmë organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi këto akte të rënda që mund të çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshme, e të cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Zyrtare: Futbollisti Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë

Sint-Truiden VV ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Arbnor Muja, i cili vjen nga Samsunspor në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje. 27-vjeçari...

Koncert në burgun e Fushë-Krujës! G-Bani këndon për të burgosurit

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit në...

Lajme të tjera

Web TV