Një person me profesionin avokat është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohet për korrupsion.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasi Sami Dema, 56 vjeç, banues në Kurbin.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se në vitin 2019, policia e Lezhës ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë shtetas, pasi 56-vjeçari iu merrte lekë shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit./En.Br./Fjala.al