Lajmi i Fundit/Ndërron jetë Nehat Kulla, “Gjenerali” i forti i ‘97

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërron jetë Nehat Kulla i njohur si “Gjenerali” ose i forti i 1997-ës. Kulla është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë papritur mbrëmë në banesën e tij në Tiranë nga shkaqe natyrale.

Kulla pak kohë më parë la dhe qelinë e burgut të Fushë-Krujës, pas dënimit me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e kreu të gjithë burgimin, pasi fitoi disa herë ulje të dënimit.

Kohët e fundit në burg ai pati vizita dhe nga njerëz të politikës, pasi deputeti Kujtim Gjuzi që është shprehur se është miku i tij, shkoi dhe e takoi në qeli. Kulla pak kohë më parë humbi dhe vëllain e tij, Ramazan Kulla, pasi ishte prekur nga COVID-19.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shteti ku njerëzit po shkojnë me dëshirë në burg!

Japonia, e njohur për jetëgjatësinë dhe shkallën e ulët të lindshmërisë, po përballet me një fenomen të papritur social....

Inflacioni bazë u rrit në dhjetor, arriti nivelin më të lartë në shtatë muajt e fundit

Inflacioni bazë e mbylli vitin 2024 në rritje. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë për dhjetorin arriti në 2.5%, nga 2.34%...

Ushtarët qëllojnë për vdekje të paktën shtatë minatorë në Ganë

Të paktën shtatë persona janë vrarë në një përleshje me ushtarë në detyrë në një minierë në rajonin qendror Ashanti të Ganës, sipas ushtrisë. Forcat...

Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nuk pati dakordësi për miratimin e kalendarit të punimeve parlamentare për periudhën 20 janar - 7 shkurt 2025. Kalendari...

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Gati strategjia e hetimit të krimit zgjedhor

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ka deklaruar se do të publikojë strategjinë e hetimit të krimeve...

Lajme të tjera

Web TV