Rritja rekord e shifrave të infektuarve, Rakacolli jep mesazhin e fortë për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, dhe zv ministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar sot në studion e Wake Up, tha se shifrat e larta të ditëve të fundit ishin të pritshme që në momentin që u vendos për hapjen e vendit.

“Çdo program hapje shoqërohet me rritje, kudo është ky fenomen, ne e prisnim, kemi menduar dhe një maksimum numrash në rast hapjesh dhe se deri ku mund të përballohen. Dhe këto që kemi aktualisht janë të përballueshme. Momenti që u bë hapja ishte tërësisht e arsyeshme kjo gjë”, tha ajo.

Por Rakacolli flet dhe për një neglizhencë dhe ulje të vigjilencës nga qytetarët: “Vërtet u tha se do hapen të gjitha, bizneset etj me radhë, por të gjitha këto duhet me protokolle, me maska, distancim etj me radhë dhe të gjitha këto nuk janë zbatuar fatkeqësisht, sepse po vëmë re se njerëzit po sillen sikur të kishte mbaruar pandemia”.

Pyetjet se a po shkojmë drejt një imunizimi të popullatës, Rakacolli iu përgjigj: “Do duhet që 60-70 përqind e popullsisë ta ketë kaluar minimalisht sëmundjen që të flasim për diçka të tillë. Por duhet të mbrohemi derisa të dalë vaksina”.

Rakacolli gjithashtu konfirmoi edhe rastin e një edukatoreje pozitive me Covid në çerdhen 16, siç TCh raportoi dje, ku tha: Është e vërtetë, ka dalë eduktorja, fatmirësisht stafi ka qenë pa shenja, fëmijët po e po, por sot do shohim rezultatet e do vendosim më tej./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. I plagosur ka mbetur një burrë i moshës 40-45 vjeç, i cili është...

Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026

Max Verstappen ka njoftuar se do të vazhdojë të garojë me RedBull në Formula 1 për vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve se...

Lajme të tjera

Web TV