Superoferta angleze për Immobile: 135 milionë Euro nga Newcastle

Immobile po tundohet për të provuar Anglinë, pas eksperiencave jo fort ekzaltuese me fanelën e Borussia Dortmund dhe Sevilla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i kombëtares italiane të futbollit, Ciro Immobile ka shumë admirues në ligat kryesore europiane, mbi të gjitha në Premier League. Pas interesimit konkret të Manchester United, tani është skuadra e Newcastle ajo që po tundon Lazio dhe vetë lojtarin me një ofertë ekonomike të parefuzueshme.

Në kohën e krizës së coronavirus dhe shkurtimit të buxheteve, 55 milionë Euro për skuadrën bardhekaltër, dhe 8 neto për Immobile në 5 sezonet e ardhshme janë vërtet shumë. Këtyre do ti shtohen edhe bonuset e majme të Premier League, nga skuadra e “Magpies”. Immobile po tundohet për të provuar Anglinë, pas eksperiencave jo fort ekzaltuese me fanelën e Borussia Dortmund dhe Sevilla, e kjo mund të jetë një tjetër aventurë jashtë.

Por Newcastle do të duhet  të bëjë llogaritë edhe me afeksionin e sulmuesit për fanelën e Lazio. Prej kohësh flitet për rinovimin  e tij deri në 2025. Drejtori Sportiv, shqiptari Igli Tare i ka ofruar 4 milionë Euro në sezon, dhe kjo verë do të përcaktojë nëse do pranojë joshjen nga arabët e Neëcastle, apo mbetet te Lazio.

Të fundit

Sherr mes djemve të xhaxhallarëve, përfundojnë të dy në spital

Një sherr i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me dhunë fizike në lagjen Sulaj të Cakranit, në...

Këmbimi valutor 26 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.4 lekë dhe do shitet me 87.4 lekë. Ndërkohë...

Reshje shiu dhe ulje temperaturash në gjithë vendin, ja si do të jetë moti sot

Vendi ynë këtë të shtunë pritet të karakterizohet nga një rënie e lehtë e Vlerave Barike, duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërimin e vranësirave...

Garë e ethshme në Shkodër, Rama vizitë pas akuzave të Doshit

Epiqendra e veriut të vendit, një bastion i përhershëm i PD-së deri në vitin 2023, është kthyer në arenë përplasjesh edhe brenda “aleatëve të...

Lajme të tjera

Web TV