Veliaj fiton gjyqin me Tabakun/ Ish-deputetja e PD dënohet për shpifje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fiton gjyqin me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun për çështjen e Unazës së Re.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë shpalli ditën e sotme Tabakun fajtore për akuzën e shpifjes ndaj Veliajt.

Gjykata i kërkoi asaj që krahas përgënjeshtrimit të shpifjeve, të paguajë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, si dhe shpenzimet gjyqësore e avokatore.

Veliaj e paditi Tabakun për shpifje, pas deklaratave që ajo  bëri nga selia e PD-së lidhur me çështjen e Unazës së Re. Në deklaratën e saj Tabaku kishte thënë se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.

Menjëherë pas vendimit ka reaguar edhe ish-deputetja që thotë se vendimi është marrtë pas presionit politik që i bëhet gjyqtarëve që presin të kalojnë vettingun.

“Ditën e sotme gjykata e shkallës së parë nën presionin e një vettingu që po bëhet gjithnjë e më partiak, siç edhe Komisioni i Venecias e vërtetoi, mori një vendim në kundërshti me provat dhe faktet që tanimë janë botërisht të njohura.

Shqiptarët janë dëshmitarë se si plani për Unazën e Re ishte korruptiv që në gjenezë dhe gjithashtu që qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë kanë ndryshuar planin e kalimit të lumit të Lanës për të favorizuar Edmond Begon. Këto qendrime i kam mbajtur në konferencë për shtyp duke paraqitur prova bindëse, sakaq shqiptarët kanë mësuar tanimë edhe për lidhjen e ngushtë Bego-Balla.

Por sa më shumë e vërteta thërret në veshët e shqiptarëve aq edhe më e madhe është tërsëllima që qeveria e korruptuar dhe kontrolluar nga Mond Begot imponon në sallat e gjykatave. Kush mendon se do të tërhiqemi nga e vërteta duke menduar se na intimidojne me seanca të tilla gjyqësore gabohet. I qendroj plotësisht asaj që kam deklaruar pasi prova të pakundërshtueshme janë themeli i akuzave të ngritura në dy konferencat për shtyp.

Lexo edhe :  Alimehmeti i pakënaqur nga 'primaret' në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Sot banorët janë flakur nga shtepitë e tyre dhe i është hapur rrugë ndertimëve me parà të krimit e të drogës si kudo më Tiranë.

Koha do të tregojë se sa të vërteta kanë qenë vendimet e një gjykate që më së paku iu shmang përgjegjësisë për të gjykuar mbi provat dhe jo sipas pushtetit. Ajo që më gëzon është se ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe ditë edhe më të errëta do të jenë për ato që mendojnë se mund ta blejnë të shkuarën dhe të ardhmen me pasuri apo miqësi.

Asnjë hap pas për të denoncuar e treguar te vërtetën. Shqiptarët meritojnë te dinë se kush i qeveris dhe se kush janë miqtë e qeveritarëve me më shumë se një emër”,- thotë Jorida Tabaku.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV