Will Smith pranon rolin e një skllavi në filmin “Emancipimi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Will Smith ka firmosur një kontratë të majme për të luajtur rolin e një skllavi në filmin thriller, të titulluar “Emancipimi”, në bashkëpunim me regjisorin Antoine Fuqua.

Aktori 51-vjeçar do të luajë rolin e Peter në një film historik, që bazohet në një histori të vërtetë të vitit 1863. Në film përshkruhet jeta dhe përpjekjet e një njeriu me ngjyrë, një skllavi, dhe udhëtimi i tij i jashtëzakonshëm drejt lirisë, për tu bashkuar në fund me Ushtrinë e Bashkuar raporton Daily Mail.

Prodhimi më i ri, me skenar të William N.Collage, pritet të nisë xhirimet vitin e ardhshëm. Ndërkohë aktori Will Smith pritet që në përfundim të pandemisë të vijojë xhirimet për filmin “Mbreti Richard”, ku ai luan rolin e Richard Williams, babait të Venus dhe Serena Williams.

Ndërkohë që më herët këtë vit u shfaq premierë edhe filmi “Bad Boys” që arkëtoi deri përpara pandemisë 419 milionë dollarë. Smith refuzoi rolin si personazhi kryesor i një skllavi në filmin “Django” të Quentin Tarantinos në vitin 2012, rol që më pas iu besua aktorit Jamie Foxx.

ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

Nga Ben Andoni Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe...

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin...

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla, në këmbim të paqes në...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

Lajme të tjera

Web TV