Zhegrova humb finalen e sezonit. Shqiptari i Basel dëmton ligamentet

Lëndimi vjen për talentin në momentin kur po e qartësonte të ardhmen, pasi huazimi nga Genk te Baseli i përfundon këtë verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollistët kanë pritur më shumë se dy muaj për t’u kthyer në fushë, pasi pandemia e koronavirusit imponoi një bllokadë si asnjëherë më parë, por ajo që parashikuan mjekët me dëmtimet fizike, duket se fatkeqësisht po merr jetë. Të kushtëzuar nga mungesa e futbollit dhe përgatitjes reale, shumë lojtarë po vuajnë problem të rënda… I fundit është shqiptari nga Kosova, Edon Zhegrova.

Futbollisti i përfaqësueses së Dardanëve do të mungojë disa javë, pas një dëmtimi që ka pësuar së fundmi në stërvitje me Basel. Praktikisht ai humbet finale e sezonit me gjigantët helvetikë. “Magjistari” i përfaqësueses së Kosovës zyrtarisht do të jetë jashtë për disa javë sipas mediave zvicerane.

Klubi, përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka njoftuar se 20-vjeçari ka dëmtuar ligamentet në kyçin e këmbës së majtë, por nuk ka treguar se sa do të mungojë, vetëm se “do të humbasë ndeshjet e radhës”. Lëndimi vjen për Edonin në momentin kur po e qartësonte të ardhmen, pasi huazimi nga Genk te Baseli i përfundon në fund të këtij edicioni. Raportohet se atë e duan disa klube në Serie A dhe Bundesliga.

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV