Asnjë turistë, shteti që po përgatitet për t’u mbyllur deri në 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Australia në sajë të mbylljes së fluturimeve ndërkombëtare dhe rregullave strikte të distancimit social, është një prej vendeve që e ka përballuar më mirë pandeminë e koronavirusit.

Teksa ditëve të fundit po shënohet një shtim rastesh, Australia po planifikon që të qëndrojë e mbyllur për turistët deri në fillim të vitit 2021.

Ky fakt u bë me dije nga ministri i Tregtisë, Simon Birmingham, gjatë ditës së martë, duke paralajmëruar mos lejimin e udhëtimeve për vizitorët që vijnë nga jashtë.

Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë studentët dhe punonjësit me leje qëndrimi, të cilët gjithsesi do të qëndrojnë në karantinë të detyruar për 14 ditë, shkruan noa.al.

Në Australi qysh nga nisja e pandemisë janë shënuar 7.370 infektime dhe 102 viktima në total.

Por rikthimi i 21 rasteve pozitive në një ditë në Victoria, bëri që të ndërmerren sërish masa strikte, pasi 15 nga të prekurit, vinin nga jashtë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV