Ballkani kundër Prishtinës, finalja e madhe e kupës së Kosovës në futboll

Të dy këto skuadra, kanë marrë rezultate pozitive në ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

FC Ballkani dhe FC Prishtina kanë siguruar finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2019/2020 në futboll. Të dy këto skuadra, kanë marrë rezultate pozitive në ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, të zhvilluara këtë mesjavë.

Ballkanit i ka mjaftuar një barazim 1:1 në fushën sportive ‘Rexhep Rexhepi’, për finalen e parë në historinë e klubit. Ndeshja e parë në qytein e Therandës kishte përfunduar në një barazim të bardhë 0-0. Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka arritur të mposht Drenicën edhe në ndeshjen e dytë, duke triumfuar në ‘Bajram Aliu’ me rezultat 2:3. Përballja e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ishte fituar 3:0 nga skuadra e drejtuar nga trajneri Armend Dallku.