Covid/Pësojnë rritje shifrat ditore në Itali, 43 viktima dhe 329 raste të reja

Ka shënuar një rritje të lehtë shifrat ditore të koronavirusit në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 43 persona për shkak të virusit COVID-19 duke e çuar në 34448 viktima në total.

Autoritet vendase të shëndetësisë raportuan dhe 329 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 77.701 teste të realizuara në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve në total në vendin fqinj ka arritur në 237.828 persona

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me COVID-19 dhe 929 pacientë të tjerë duke e çuar në 179 454 numrin gjithsej të të shëruarave.

Ditën e djeshme, Italia regjistroi 34 viktima dhe 210 raste të reja./En.Br./Fjala.al