Paloka: SPAK të hetojë kush i propozoi 3 nismat korruptive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të Komisionit të Ekonomisë për të rrëzuar tre dekretet e Presidentit për tri ligje që ai i riktheu për rishqyrtim, ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Në një dalje për mediat Paloka u shpreh se rrëzimi i 3 dekreteve të Presidentit ishte “pjesë e planit të Edi Ramës për të vjedhur shqiptarët për interesin e 5 oligarkëve. Gjatë fjalës së tij Paloka shtoi se pas kësaj qëndrojnë “peshqit e mëdhenj”, teksa i bën thirrje SPAK që të hetojë dhe t’i çojë ata para drejtësisë.

Deklarata e plotë:

Prej 7 vitesh, qeveria e Edi Ramës është faktuar si një qeveri që i ka shërbyer interesit privat të disa oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës.

Qëllimi është vetëm një: pasurimi i pandalshëm i një grushti njerëzish, që financojnë në mënyrë të paligjshme Edi Ramën dhe ndajnë me të pasuritë e vendit, tokat në bregdet, taksat e shqiptarëve, lejet e ndërtimit, koncesionet dhe licencat ekskluzive miliona euro.

Miratimi i ligjeve speciale është një nga format që Edi Rama ka përdorur për të shpërndarë pasurinë e vendit vetëm tek pak njerëz të lidhur drejtpërsëdrejti me të.

Të tillë janë edhe tre ligjet e fundit që Presidenti i Republikës ktheu me të drejtë për rishqyrtim, ndryshimi për ligjin e tvsh-së, që favorizon jahtet luksoze, koncesioni i paligjshëm i Porto Romanos dhe ligji antikushtetues i shërbimit të pagesave.

Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit. Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën “Ligji I dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat dhe ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lexo edhe :  “Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Të tre këto ligje që dëmtojnë interesin publik, që pasurojnë padrejtësisht një grusht klientësh të Edi Ramës, u kthyen në Kuvend nga Presidenti i Republikës.

Por në vend që akti i Presidentit të vlerësohej si një e mirë publike, Parlamenti ilegjitim u soll si noter i grabitjeve me firmën e Edi Ramës. Ushtarët e Edi Ramës, në shkelje të çdo procedure minimale parlamentare, rrëzuan dekretet e Presidentit, duke i hapur rrugë plaçkitjes së mëtejshme të vendit me akte të mirëfillta korruptive.

Me arrogancën e një pushtetit që nuk jep llogari tek zgjedhësit dhe me nxitimin e një regjimi në ikje, që vepron sipas parimit “kap ça t’kapësh”, Parlamenti i hoqi të drejtën Presidentit të dëgjohej në komisionet ku u shqyrtuan dekretet e kthyera prej tij.

Duke ftuar në dëgjesë vetëm qeverinë dhe duke shmangur Presidentin, në mënyrë të përsëritur, Kuvendi vetëm sa thelloi paligjshmërinë, por nuk mundet të mbulojë grabitjen e shqiptarëve përmes ligjeve speciale të Edi Ramës.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për detyrë të hetojë këto nisma korruptive ligjore që në fillesat e tyre. Pas tyre qëndrojnë peshqit me të mëdhenj të korrupsionit në vend, duke nisur me Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj.

Duke çuar përpara përgjegjësisë penale ata që janë përfshirë në këto afera të pista që varfërojnë më shumë shqiptarët dhe që e përqendrojnë ekonominë në duart e disa grabitësve, SPAK do të kontribuojë në një nga arritjet më të mëdha, që politika, kryeministri dhe parlamenti të mos guxojnë kurrë më të bëjnë ligje vetëm për 1 apo 2 individë të lidhur me pushtetin.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV