President i skuadrës së Malishevës, dhe zyrtar i Nismës… Vdes tragjikisht Albert Krasniqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Malishevë në orëtr e para të kësaj të mërkure, ka humbur jetën zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi, një personazh i njohur shumë për përkushtimin e madh kundrejt futbollit.

Lajmin për vdekjen e Albert Krasniqit e ka bërë të ditur ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi, në “Facebook”, i cili e kishte emëruar atë këshilltar të tij. Albert Krasniqi duket se ka pasur dashurinë e madhe për futbollin, teksa ka qenë president i klubit të femrave Malisheva. KFF Malisheva përmes një statusi në Facebook, i ka dhënë lamtumirën e fundit presidentit:

”Lamtumirë Kryetari ynë Albert Krasniqi!

Albert ditën e fundit të jetës tënde e kaluam së bashku duke bër planifikimet tona, për të ardhmen e klubit, ato planifikime të cilat mbeten në gjysëm. Ishin orët e vona të mbrëmjes, kur nuk kishte shumë kohë që u pershëndete nga ne për tu takuar serisht me ne, ndodhi aksidentit fatal që ta mori jetën në lulen e rinisë. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona ashtu siç ishe i veçantë, i urtë, i mençur , e bujar siç dite ti. Lamtumirë Kryetar

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV