Protesta e Transportit Publik/ Reagon Ministria e Infrastrukturës: Deklaratat konfuze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh Shoqata e Transportit Publik, po proteston, kundër mbylljes së aktivitetit dhe mos dhënies së ndihmës nga qeveria.

Lidhur me këtë protestë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaron se është njohur me deklaratat konfuze të bëra nga përfaqësuesit e disa kompanive të transportit publik.

Deklarohet se një javë më parë, kur Qeveria vendosi rinisjen e transportit publik, këta përfaqësues deklaruan se nuk do të nisnin punën në shenjë proteste, ndërsa sot ata kanë dalë me një kërkesë tjetër, për hapjen e transportit dhe nisjen e punës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron opinionin publik se, në kushtet e situatës së emergjencës shëndetësore në vend, hapja e transportit publik nuk është në tagrin as të MIE dhe aq më pak të kompanive të transportit, por vetëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi Qeveria Shqiptare vlerëson se jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se çdo interes tjetër.

Bëhet me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen me një javë të hapjes së Transportit Publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike, nisur nga shtimi i rasteve të të prekurve me COVID-19.

MIE shton se në funksion të mbështetjes së sektorit të transportit publik, ashtu sikurse është vepruar edhe me sektorët e tjerë të prekur nga masat parandaluese të COVID-19, Qeveria Shqiptare ka marrë tashmë vendime mjaft të rëndësishme si:

-Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;

-Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

Lexo edhe :  Gjyshi akuzohet se ngacmoi mbesën, babai i saj: Arrestimi i padrejtë, ngjarja e stisur

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizon se vazhdon përpjekjet e saj për të gjetur forma dhe mundësi për mbështetjen e sektorit të transportit publik dhe çdo nismë e re do të bëhet publike në momentin më të parë të mundshëm.

Nga ana tjetër MIE shpreh gatishmërinë e plotë për të mbështetur nisjen e veprimtarisë së transportit publik, menjëherë sapo të gjykohet e mundur nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe ju bën thirrje përfaqësuesve të kompanive të Transportit Publik, të distancohen nga disa individë në radhët e tyre, të cilët ditët e fundit kanë ushtruar dhunë dhe presion deri edhe ndaj përfaqësuesve të shoqatave të Transportit Publik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se, është duke përgatitur një reformë të thellë strukturore në sektorin e transportit publik, e cila synon nga njëra anë të formalizojë plotësisht këtë sektor dhe nga ana tjetër të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët. Kjo reformë do të prezantohet në fund të muajit shtator të këtij viti dhe do të nisë nga implementimi në janar të vitit 2021/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së

Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqytjes Policore, Florian...

Vetëm 100 euro gjendje, zbulohet pasuria e Papës në llogari

Teksa sot u mbajt ceremonia e lamtumirës për Papa Françeskun në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, mediat e huaja kanë zbuluar edhe pasurinë që...

Gjermania u ofron sirianëve deri në 4.500 euro për t’u kthyer në vendin e tyre

Gjermania po ofron deri në 4.000 euro për familje për të inkurajuar sirianët të kthehen në atdheun e tyre, me më shumë se 460...

Gjesti me Lamborghini pas BBV, menaxherja e VIP-ave: Bie ndesh me çfarë shfaqi në shtëpi…

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë se sa...

Finalja e Kupës së Mbretit, Reali për të shpëtuar sezonin apo Barcelona për tripletën

Finalja e Kupës së Mbretit në “La Cartuja” në Sevilje (sonte 22:00) do të vërë në provë treshen e parë të Barçës dhe atë...

Lajme të tjera

Web TV