UEFA vendos datat, ja kur rikthehen Champions dhe Europa League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka miratuar planin për finalizimin e edicionit të ndërprerë të Kupave të Europës.

Ashtu siç ishte folur edhe më parë, sfidat e Champnons League do të luhen të gjitha në Lisbonë.

Përballjet e mbetura në 1/8 e turneut Juventus-Lyon, Barcelona-Napoli, Bayern Mynih-Chelsea dhe Manchester City- Real Madrid, të luhen më 7 dhe 8 gusht.

Me plotësimin e fazës çerekfinale është parashikuar një format “final eight”, ku skuadrat do të luajnë me eliminim direkt.

Në këtë mënyrë do të mbyllen edhe gjysmëfinalet. Finalja e madhe që do të japë edhe trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube do të luhet më 23 gusht.

Ndërkohë, për të mbyllur edicionin e Ligës së Europës, UEFA ka zgjedhur që Gjermania të jetë vendi pritës i të gjitha sfidave.

Edhe kjodo të finalizohet me eliminim direkt, teksa Duisburg, Gelsenkirchen, Dusseldorf dhe Koln janë katër qytetet e përcaktuar për të pritur përballjet e mbetura.

Po ashtu, UEFA ka vendosur që finalja e Superkupës së Europës të zhvillohet në Budapest./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV