Nga Shullazi te Tahiri, vetingu shkarkon gjyqtaren e dosjeve “të rënda”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur për shkarkimin e gjyqtares Nure Dreni.

Dreni është gjyqtarja që riktheu në detyrë, Luan Dacin, për të cilin SPAK nisi hetimet se kishte gënjyer për të shkuarën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Xhensila Pine dhanë paraditen e sotme vendimin ndaj saj, duke e shkarkuar nga detyra.

Dreni u vlerësua për kriterin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, duke u gjetur e papërshtatshme për të vijuar detyrën.

E njohur si gjyqtare e dosjeve “të rënda”, në vitin 2019, Nure Dreni u dorëhoq nga gjykimi i dosjes së anëtarëve të bandës së Emiljano Shullazit, duke argumentuar se i ka gjykuar ë një proces të mëparshëm.

Gjyqtarja rezulton të ketë qenë pjesë e trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, për rishqyrtim të dosjes “Hajdari” në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Po ashtu ajo është pjesë e trupës gjykuese të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Rihidhnin në treg produktet e skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u...

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë të...

Lajme të tjera

Web TV