“Alo… e shisni Granitin”… Arsenal dëgjon ofertat për Xhakën në merkato

Xhaka mund të largohet nga Londra gjatë verës që po vjen nëse “Gunners” marrin një ofertë të kënaqshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U duk sikur përplasjet e bujshme me tifozerinë dhe drejtuesit perënduan, por në të vërtetë ato kanë krijuar një krisje të pariparueshme. Sigurisht koha kur e kërcënonin nga vajza e vogël dhe familja kanë kaluar, por Granit Xhaka nuk e ka më dashurinë për fanelën e Topçinjve, dhe as këta të fundit për mesfushorin me origjinë shqiptare.

Xhaka mund të largohet nga Londra gjatë verës që po vjen nëse “Gunners” marrin një ofertë të kënaqshme nga ndonjë klub i njohur evropian. Arsenali është i gatshëm ta shesë Granit Xhakën pas përfundimit të këtij sezoni dhe sipas “Metro”, ai do të ndjekë gjurmët e pritshme të Shkodran Mustafit, shqiptari tjetër nga Gostivari.

Lojtari i kombëtares zvicerane i kishte prishur punët me tifozët e “Gunners” pas një përplasjeje që kishte me ta në tetor të vitit të kaluar. Gjatë janarit pritej largimi i tij nga Londra në drejtim të Gjermanisë, por në fund ai qëndroi në “Emirates Stadium”. Tani 24 vjeçari mund të shitet nëse Arsenali e merr një ofertë bindëse dhe të kënaqshme nga ndonjë klub i njohur evropian, dhe agjentët e klubit kanë nisur sondazhet. Bundesliga mbetet preferencë e Xhakës.

Të fundit

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

Lajme të tjera

Web TV