Bashkimi Europian zgjat sanksionet ndaj Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka zgjatur edhe për një vit sanksionet e vendosura mbi aneksimin e “paligjshëm” nga Rusia të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Shtetet e BE-së “kanë vendosur të ripërtërinë sanksionet e vendosura në përgjigje të ankesimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit nga Federata Ruse deri më 23 qershor, 2021”, tha Këshilli Evropian përmes një njoftimi për media.

Sanksionet janë në fuqi që nga vitit 2014, si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Moska në marsin e tij viti.

Sanksionet përfshijnë kufizime që synojnë të ndalin importimin e produkteve nga Krimea në BE si dhe ka ndalesa edhe për investimet infrastrukturore, financiare dhe investime në turizmin në këtë gadishull të aneksuar.

Po ashtu, sipas këtyre sanksioneve, mallra, teknologji të ndryshme dhe pajisje të sektorit të energjisë nuk mund të eksportohen në Krime.

Ndaras, BE-ja po ashtu ka vendosur sanksione ekonomike lidhur me ndihmën që Rusia i ofron separatistëve në lindje të Ukrainës, në konfliktin që ka lënë të vdekur mbi 13 mijë persona, që prej se nisi në prill të vitit 2014. Sanksionet e BE-së këtë çështje do të jenë në fuqi deri më 31 korrik.

Por, Reuters ka cituar burime diplomatike të cilat kanë thënë se BE-ja do të zgjasë edhe këto sanksione, deri në fund të janarit të vitit 2021./rel

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV