Dua Lipa: Dua të arrij suksesin e Madonna-s në të 40-tat dhe të dal në pension në të 50-tat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo po bëhet gjithnjë e më shumë e gjithnjë e më shpejt, pop starja më e madhe dhe më e famshme në Britani, duke shënuar suksese të njëpasnjëshme në gjithçka që prek, gjithçka që bën shndërrohet në hit brenda pak orësh.

Dhe Dua Lipa është e vendosur që të sigurojë triumfin e saj brenda pak vitesh, siç ka bërë deri më tani. Për këtë, Dua Lipa e ka të qartë shembullin që do të ndjekë: Madonna. Këngëtarja 24 vjeçare i ka vendosur vetes disa prioritete dhe këto ja ka bërë të ditur edhe 16 milionë ndjekësve të saj në Instagram: Të dominojë klasifikimet muzikore botërore, të arrijë suksesin e Madonnas deri në moshën 45 vjeçare dhe të dalë në pension në moshën 50 vjeçare.

Në një intervistë së fundmi, Dua pranon se i frikësohet faktit se nuk do mundet kurrë t’ja dalë në fushën e muzikës pop. Ajo madje i dhuroi vetes edhe një tatuazh, ku shkroi fjalën “Durim” për të nxitur veten që të realizojë qëllimet e saj, 3 vjet më parë para një koncerti në Glastobury.

Sot, pas 2 albumeve super të shitura, një çmimi Brit Award dhe Grammy Award dhe një bashkëpunimi për bamirësi me Foo Fighters, ajo thotë: “Dua ta bëj këtë gjë sa më gjatë që të kem mundësi”. “Mendoj se kulmi i Madonas ishte në moshën 40-45 vjeçare dhe ajo ka realizuar albumi më të mirë të muzikës pop dhe vazhdon akoma të godasë” thotë Dua.Ka.li/fjala.al/Burimi:The Sun

Të fundit

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakë e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Lajme të tjera

Web TV