Manchester City-Arsenal, ndeshja më e shikuar e Premiership në 3 vitet e fundit

Fitorja komode e Manchester City kundër rivalëve londinezë në Etihad Stadium ishte ndeshja më e shikuar në Premier në tre vitet e fundit,

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak për shkak të pritjes së madhe për futbollin real dhe atë të luftuar në kampionatin më të fortë të planetit e pak për shkak të rëndësisë së një ndeshjeje të tillë në kohërat e një pandemie, Manchester City-Arsenal i kaloi parashikimet. Fitorja komode e Manchester City kundër rivalëve londinezë në Etihad Stadium ishte ndeshja më e shikuar në Premier në tre vitet e fundit, në platformën Sky Sport.

Me tifozët e futbollit të ‘uritur’ për të parë ndeshje të Premierligës pas pezullimit gati tre mujor për shkak të COVID-19,  supersfida mes Manchester City dhe Arsenalit ka arritur të tërheqë interesim shumë të madh. Në total, 2.6 milionë njerëz shikuan mbulimin e Sky Sports, me Raheem Sterling, Kevin de Bruyne dhe Phil Foden, që shënuan kundër Arsenalit, në fitoren 3:0 të Manchester City në shtëpi.

Kjo sfidë, për nivelet e shikushmërisë ka kaluar superndeshjen e vitit 2017, kur Manchester United barazoi 1:1 me Liverpool, ku shënuan Zlatan Ibrahimovic dhe James Milner. 1.1 milion shikues tërhoqi ndërkohë ndeshja mes Aston Villa dhe Sheffield United, që nuk regjistroi asnjë gol, por u pasurua me një episod kontrovers që i mohoi Blades fitoren.

Të fundit

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme,...

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat...

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për të gjithë efektivët të cilët...

Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë. Kjo situatë...

Nuk japin pagat! Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja për 3 sesione

Tirana dhe Skëndërbeu kanë marrë nga 3 dënime për shkak të pagave të prapambetura ndaj ish-futbollistëve të tyre. Edhe pas vendimit të dhomës së zgjidhjes...

Lajme të tjera

Web TV