Ndërron jetë sipërmarrësi Arian Musa, i njohur si “Noshi”

Ndërron jetë sipërmarrësi i njohur Arian Musa. Nga të gjithë Arian Musa njihej si “Noshi”, emër të cilin e mban dhe kompania e tij.

Lajmi për humbjen e biznesmenit është publikuar mbrëmë në orën 21:00 nga kryetari PAA-së, Agron Duka.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Duka shkruan se ‘Noshi’, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

“Një burrë plot energji dhe humor, i guximshëm dhe i suksesshëm në sipërmarrje, plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e tij,” shkruan mes të tjerash Duka.

Kujtojmë se Arian Musa është një nga biznesmenët më të rëndësishëm të Shqipërisë për 30 vite demokraci.