Rama: Gati të takohem me Metën, boll mos të jetë për datë zgjedhjesh me Kushtetutë imagjinare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa prezantoi kryenegociatorin e Shqipërisë për integrimin, Zef Mazi, Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm për tu takuar me Presidentin Ilir Meta. Kreu i qeverisë deklaroi se integrimi nuk është muhabet, por proces.

“A e kam ftuar Presidentin këto ditë? Jo, nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet! Integrimi është një proces, hartë veprimi, ka ura ndërveprimi dhe në këtë drejtim, kemi qenë bashkë në tryezën e Këshillit të Integrimit dhe unë do të jem në çdo pikë ku është e nevojshme prania ime, Presidenti do të bëjë zgjedhjen e tij, përderisa ka qenë me siguri do të jetë përsëri.

Në këtë drejtim do ta shikoja këtë që kam shprehur si gatishmëri. Patjetër në çdo rast kur është e nevojshme për t’u ulur do të ulemi dhe kur Presidenti e ka të nevojshme për të komunikuar me mua”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se mjafton që të mos jetë vendosja e një datë zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare, dhe për çdo gjë tjetër është i gatshëm të ulet.

Lidhur me kohën se kur mund të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, deklaroi se janë ata që i vendosin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

SPAK kërkon 3 vite burg për ish- kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

SPAK ka kërkuar 3 vite burg për ish kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro. SPAK: Goro te deklarohet fajtor per...

Ardit Gjebrea mbështet Veliajn:Askush nuk mund të thotë se Tirana është njësoj si më parë

Pas ngjarjeve të fundit që lidhen me arrestimin e Erion Veliajt, prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka dalë publikisht në mbështetje të tij. Në...

Mblidhet Kuvendi, nis me debate seanca plenare

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur sot, ku pritet të miratohet shkarkimi i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Gjithashtu do të diskutohet një...

“Do ta shohim!”/ Zgjedhjet e 11 majit, Rama-Berishës: O buf dil tani, shaj e shpif

Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa i është drejtuar edhe kreut të PD, Sali Berisha. “Tani këneta tani le të...

Veliaj u la në burg, Rama shkon për herë të tretë brenda javës në Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në bashkinë e Tiranës të enjten menjëherë pas një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale ku mori sërish...

Lajme të tjera

Web TV