Marty Goddard, gruaja që e bëri përdhunimin krim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo është historia e gruas që e detyroi policinë ta trajtojë dhunimin seksual si një vepër penale. Gjithçka filloi në vitin 1972, kur Marty Goddard po ecte në rrugën “Halsted” në Chigago drejt një qendre për adoleshentët problematikë.

Ajo dëshironte të ishte një vullnetare. Asokohe vishte kostume, xhaketa me skaje modeste, pantallona të gjera dhe taka të ulëta. Sytë i fshihte pas syzeve dhe flokët i mbante të shkurtra. Ajo ishte 31 vjeç, e divorcuar, si dhe me një sens të pikasur humori. Emri i saj ishte Martha, por të gjithë e quanin Marty.

Asaj i pëlqente të fshihej pas emrit të një burri. Si vullnetare, Goddard u gjend pranë fëmijëve të trazuar që ndryshe quheshin “adoleshentë të arratisur”. Ata ishin shtatzënë, të pastrehë, vetëvrasës, të dëbuar.

Ajo u befasua kur zbuloi se shumë nuk ishin rebelë që ishin larguar nga shtëpia duke kërkuar aventura; ata ishin viktima të abuzimit seksual. Ajo filloi të bëjë pyetje, të cilat pothuajse askush nuk po i bënte në fillim të viteve ’70. Pse kishte kaq shumë “grabitqarë” që nuk po dënoheshin dhe ishin të lirë?

Dhe çfarë duhej bërë për t’i ndaluar ata? Goddard drejtoi një fushatë për t’i trajtuar sulmet seksuale më fort si një krim që mund të hetohej, sesa si një mashtrim femëror. Ajo gjithashtu filloi një revolucion duke parashikuar çantën e parë të standardizuar të përdhunimit, që përmbante sende si shtupë, krehje për të mbledhur prova, dhe zarfe për t’i vulosur. Kit është një nga mjetet më të fuqishme të shpikura ndonjëherë për t’i sjellë kriminelët para drejtesisë.

E, megjithatë, nuk është dëgjuar kurrë për Marty Goddard-in. Në shumë mënyra, ajo dhe shpikja e saj ndanë të njëjtin fat. Goddard, e cila ndërroi jetë në vitin 2015, e shndërroi sistemin amerikan të drejtësisë penale, megjithëse roli i saj asnjëherë nuk është pranuar plotësisht. Çanta e përdhunimit u akreditua si një prodhim i rreshterit të policisë së Chicago-s, Luis Vitullo.

Ky i fundit, larg të qenit shpikës, mori atributet për gjenialitetin e Goddard-it dhe insistoi që emri i tij të vihej në pajisje. Kjo grua inkurajoi adoleshentët që t’i besonin, dhe ishte pikërisht këtu kur ajo kuptoi se sa prej tyre ishin keqtrajtuar. Në atë kohë, shumica e njerëzve besonin se abuzimi seksual i fëmijëve ishte i rrallë, dhe se shpesh ishte faji i vajzave.

Ndërkohë, ishte akoma e ligjshme në çdo shtet amerikan që burri të përdhunonte gruan e tij. Dhuna seksuale që ndodhte brenda një familjeje nuk konsiderohej aspak dhunim. Një përdhunim i vërtetë ishte një “përdhunim rruge”. Në Chicago, përdhunimi dukej si një lloj fatkeqësie natyrore.

“Chicago nuk ishte një qytet ku mund të dilje jashtë pasi errej”, shkroi aktivistja Naomi Weisstein. “Dhunimi ishte epidemi.” Më 1973, rreth 16000 njerëz u sulmuan seksualisht brenda dhe përreth Chicagos. Vetëm një e dhjeta e këtyre sulmeve u raportuan në polici dhe më pak se një e dhjeta e këtyre çështjeve shkuan në gjykim. Ishte një kohë kur miliona njerëz mendonin se policia kishte dështuar.

Përkundër të gjithë kësaj, Goddard filloi të shtronte pyetje që mund të na duken mëse normale tani, por ishin radikale në kohën e saj. Po sikur sulmi seksual të hetohej? Po sikur të provohej? Po sikur, në vend të një historie me “ajo tha”, të bindej një juri me prova shkencore? Shumë burra nuk e pëlqyen stilin e saj.

Por Ray Wieboldt Jr., trashëgimtare e një rrjeti dyqanesh në Chicago, i zgjati dorën dhe në vitin 1972 e punësoi si ekzekutive në fondacionin Wieboldt. Ky emër u bë arma e saj sekrete. Kësisoj, filloi të takohej me drejtuesit e spitaleve, grupet e viktimave dhe filloi të bënte pyetjet e saj të pamëshirshme në lidhje me përdhunimin. Laboratorët e krimit nuk kishin ende aftësinë për ta testuar ADN-në. Por ata mund të analizonin gjurmët e gishtërinjve, armët e zjarrit dhe fibrat.

Goddard dëshironte të kuptonte pse – edhe me gjithë këto prova – askush nuk dukej në gjendje të provonte se kishte ndodhur një sulm seksual.  Ajo mësoi se viktimat zakonisht përfundonin në një spital pas një sulmi. Dhe ndërsa kujdeseshin për to, infermieret mund t’i lanin dhe t’i hidhnin veshjet e tyre të përgjakura, duke shkatërruar pa dashje provat. Policia shfaqej pa interes.

Ata veçse e izolonin viktimën në një dhomë dhe e merrnin në pyetje për të provuar nëse kishte gënjyer apo jo. Në një manual trajnimi të policisë së Chicago-s (1973) thuhet se shumë ankesa për përdhunim nuk ishin të ligjshme. “Është për të ardhur keq që shumë gra pretendojnë se janë dhunuar në mënyrë që të marrin hak kundër një të dashuri ose ish-bashkëshorti”, shkruhet në të. Oficerët i pyesnin rregullisht gratë se çfarë kishin veshur dhe nëse e kishin shijuar seksin.  Po ashtu, thirrej një mjek për të ekzaminuar vaginën e tyre dhe pastaj të raportonte për motivet e saj.

Lexo edhe :  Rrëfehet publicistja dhe shkrimtarja shqiptaro-amerikane

A ishte ajo një prostitutë apo një e pafajshme? Më 1868, një botim britanik, gazeta Reynolds, raportoi për diçka të tillë. Edhe në vitet ‘70, ekzaminimi mjeko-ligjor mbeti një formalitet, një lloj teatri i drejtësisë shkencore. Policët kishin pushtet absolut; ata tregonin historinë, ata caktonin fajtorin. Goddard e kuptoi se ajo duhet të gjente një mekanizëm që do të mbronte provat nga një sistem që ishte krijuar për t’i shkatërruar ato. Thënë ndryshe, ajo kishte nevojë për një pajisje që do të inkurajonte anëtarët e stafit të spitalit, detektivët dhe teknikët e laboratorit për të bashkëpunuar me viktimën. Një aktiviste e përfshirë në kryqëzatën e Goddard është Cynthia Gehrie.

Të dyja gratë u takuan në një tubim kundër përdhunimit më 1973 dhe së shpejti ato po bënin strategji gjatë drekave dhe darkave, me fletore pranë pjatave të tyre. Gjithçka rrotullohej në Chicago. Gratë që dikur kishin turp, tani flisnin jashtë shtëpive, dhe rreth 70 prej tyre, pjesë të një grupi të quajtur Chicago Action Legal for Women, iu kundërvunë prokurorit të shtetit, Bernard Care, duke shkruar nëpër mure mesazhe si “Bernard Carey, ndihmës përdhunuesish”. Një lëvizje kishte filluar, një zgjim, si #MeToo. Fakti që shumë prej këtyre aktivistëve ishin gra të bardha, i detyruan politikanët t’i kushtonin çështjes vëmendjen e duhur.

Megjithatë, ishin gratë me ngjyrë në lagjet e varfra të Chicago-s ato që ishin më të rrezikuara nga dhuna seksuale. Goddard do të luftonte gjatë gjithë jetës së  saj me këtë pabarazi dhe do të përpiqej ta tejkalonte atë. Megjithëse, në fillim të viteve ’70, ajo kishte vetëm një fiksim, të bindte Carey-n se problemi mund të zgjidhej. Një ditë ajo u shfaq pa njoftuar në zyrën e tij dhe për habi të saj, ai e mirëpriti duke i komunikuar se ishte emëruar në panelin këshillues të qytetarëve për përdhunim. Marty Goddard më në fund pati atë që dëshironte: lejën për të hyrë brenda departamenteve të policisë. Me fuqitë e reja hetimore, ajo u drejtua në ndërtesën e laboratorit të krimit në Chicago, për t’i pyetur oficerët e policisë se çfarë po shkonte keq.

Aty kuptoi se problemi ishte se askush nuk ishte i shqetësuar për t’u treguar infermierëve dhe mjekëve se si t’i mbledhin provat siç duhet. Kështu lindi ideja për një çantë të pajisur me shtupë, shishka dhe udhëzime. Rreshter Vitullo ishte një njeri i mprehtë, i cili, edhe pse e nënvlerësoi fillimisht këtë çantë, nuk vonoi shumë ta thërriste në zyrë Goddard-in për t’i prezantuar një prototip të çantës së përdhunimit. Me sa duket, ai e konsideronte veten si shpikës të saj. Në mesin e viteve ‘70, ndërsa ishte ende në fondacionin Wieboldt, Goddard filloi kontrollet për një grup jofitimprurës të quajtur Komiteti i Qytetarëve për Ndihmën e Viktimave.

Grupi paraqiti një markë tregtare për Vitullo Collection Collection Evidence në 1978, duke siguruar që krijimi të markohej me emrin e një njeriu, që nuk ishte i saji. Çanta e përdhunimit u njoh si “Kit Vitullo”. Megjithatë, Goddard përftoi mundësinë për të filluar një sistem për kompletimin e çantës së përdhunimit. Ajo nuk kishte para, kësisoj i duhej të mblidhte fonde përmes grupit të saj jofitimprurës, i cili përfaqësonte të mbijetuarit e krimeve seksuale. Testi për verifikimin e përdhunimit është i shtrenjtë; sot kushton 1000 deri në 1500 dollarë.

Dhe mbledhja e të ardhurave ishte më e vështirë në vitet ’70. Shumica e fondacioneve nuk jepnin para për një projekt me “përdhunim” ose “seks” në titull. Kështu, Goddard u detyrua të gjejë para kudo që mundej. Këtu hyn në histori Hugh Hefner, një nga mogulët më të shquar të Chicago-s. Ai e vlerësoi lëvizjen e grave dhe fondacioni i tij filantropik Playboy siguroi plot 10 mijë dollarë. Në vitin 1978, Marty Goddard dorëzoi çantën e parë të standardizuar të përdhunimit në rreth 25 spitale në zonën e Chicagos për t’u përdorur në një program pilot që kishte hartuar.

Kutitë kushtonin 2,50 dollarë secila dhe përmbanin tuba provë, slide dhe materiale paketimi për të mbrojtur mostrat nga përzierja; një krehër për mbledhjen e flokëve dhe fibrave; kapëse sterile të thonjve; dhe një çantë për rrobat e viktimës. Kishte një kartë për viktimën, duke i dhënë asaj informacione se ku të kërkonte këshillim dhe shërbime të mëtejshme mjekësore. New York Times, i cili e përshkroi iniciativën si një bashkëpunim midis Vitullo-s dhe Goddard-it, tha se kutia ishte një armë e re e fuqishme.

Të fundit

Ndryshimet e Partisë Demokrate dhe asaj Republikane ndër vite

Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate dhe atë Republikane Partia Demokrate Partia Demokrate njihet si mbështetëse e...

“Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël”/ Osmani kujton fjalët e vogëlushit

Pasi Kombet e Bashkuara miratuan Rezulutën për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se njohja është...

Sara Gjordeni emocionon me fjalët për beben që pritet të vijë në jetë

Sara Gjordeni dhe Bardhi pak javë më parë ata zbuluan se do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. E po ashtu...

Presidencialet në SHBA/ Biden dhe Trump “luftë” për votat e grave

Votueset amerikane përbëjnë mbi gjysmën e elektoratit në Shtete të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns u hedh një vështrim strategjive të...

FOTO/ Piktori më i vogli në Guinness, 1-vjeçari hyn në librin e rekordeve

Një vogëlush në Ghana është cilësuar si piktori më i ri në botë. Nëna e tij ka shprehur për BBC krenarinë për aftësitë artistike...

Lajme të tjera

Web TV