Kryeministri Edi Rama tha sot se deputeti i opozitës së re, Halit Valteri flet njolloi si kryedemokrati Lulzim Basha.
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri deklaroi se Halit Valteri është duke folur në parlament si kryedemokrati Lulzim Basha. Rama i kujtoi deputetit se ka dalë nga listat e PD-së duke mos ditur meritat e tij se pse është futur në atë listë.
“Nga një anë kërkojnë gjithcka, nga njëra anë nuk lënë gjë pa thënë. Duan cdo gjë sikur e duan ata, nga ana tjetër nuk lënë gjë pa thënë ndaj nesh, jo ndaj jush, por ndaj nesh, se ju jeni bijtë e mohuar të PD-së dhe i meritoni ato që u thonë, se ata u kanë sjellë këtu dhe ju keni dalë nga reshti, por me ne cfarë kanë? Kanë pamundësinë për kapërcimin e një kulture politike, që është problemi i madh i këtij vendi dhe si pasqyrohet në media.
Ne të gjithë jemi europiane dhe themi ta integrojmë Shqipërinë sa më parë në Europë dhe kur japim argumentet pse jemi më të zotë dominon ajo që nuk ka lidhje me BE-në, kultura e akuzës, shpifjes, fyerjes, përçarjes, sakatimit psikologjik, të një mileti të tërë, që këtu merr shembullin më të keq.
Ju flisni këtu në Kuvend si kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ata ju kanë sjellë këtu dhe ju u keni dalë nga rreshti. Nuk e di se në çbazë meritash keni ardhur këtu.
Ju flisni këtu si Lulzim Basha, por me ndryshimin e vetëm se ju jeni një tenor më i mirë sesa ai. Si ka mundësi që ju silleni kundër të gjithave ashtu kurrë nuk do tu flisni fëmijëve në shtëpi.
Sikur fëmijët tuaj të bëjnë atë që bëni ju këtu, apo baballarët tuaj (PD) secili si prind do të ishte shumë i shqetësuar. Imagjino zoti Valteri nëse ju thërret mësuesja e djalit, apo vajzës, se nuk e di çfarë keni vajza apo djalë, apo jeni në kërkim të një vajze. Ju do u dhimbe koka dhe do të thonit nga doli ky, ndërsa këtu u jepni shembull të gjithë nxënësve se kjo është mënyrë për t’u bërë njerëz të mëdhenj.” deklaroi mes të tjerave Rama.
la.mi/Fjala.al