Test i maturës ‘idiot’, Fuga: Shahini të kërkojë falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas akuzave të Ministres së Arsimit drejtuar pedagogëve kritikë ndaj tezave të provimeve të Maturës Shtetërore.

Në një postim në ‘Facebook’, Fuga shkruan se pa arritur që ministrja e arsimit t’i kërkojë falje publike maturantëve do vazhdojë të diskreditojë provimin e Gjuhë- Letërsisë që u kthye në tallje.

Më tej ai ka shtuar se është detyra e tij dhe jo vetëm mision dhe detyrë patriotike për t’i nxjerrë ujin e zi testit të maturës, për të nxjerrë përgjegjësit por edhe të shkaqeve që çuan studentët të dalin në rrugë për të protestuar dhjetorin e 2018.

Postimi i Artan Fugës:

Pa i nxjerrë ujin e zi testit idiot të maturës shtetrore në gjuhë dhe letërsi,

pa arritur që ministrja e arsimit t’u kërkojë falje publike maturantëve, rinisë shqiptare, prindërve, të gjithë shoqërisë,

pa dalë përgjegjësit dhe të mbajnë përgjegjësi ata,

pa u nxjerrë shkaku ose shkaqet e kësaj gjendje të paprecedentë në historinë e Shqipërisë, të këtij skandali ku nxënësit u detyruan të dalin në rrugë dhe të përballen me policinë për t’i dhënë sistemit arsimor : ju jeni ngelësa!,

pa marrë vendimin e drejtë për pasojat në pikë të këtij testi,

unë, sa më takon për detyrë, do të vazhdoj ta kryej detyrën time për ta diskredituar në publik atë test, që në vend të ishte një akt solemn maturimi i të rinjve, u kthye në një tallje me ta!

Mos i kthehemi më kësaj çështjeje! është mision dhe detyrë patriotike!ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV