VIDEO/ Arrestohet banda kr*minale në Itali, mes tyre 8 shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banda kriminale “Ndragheta-s”, që trafikonte drogë nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë është shkatërruar nga antimafia italiane.

Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë 11 anëtarë të bandës, 8 prej të cilëve janë shqiptarë.

Aksioni i sotëm ishte faza finale e operacionit “Rinascita-Scot”, i cili më 19 dhjetor të 2019 çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.

Ndërsa theksohet se lënda narkotike vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e Toscana-s, në Siçili, Piemonte dhe Cosenza-s.

https://youtu.be/aCavFfHYoVA

Ndërsa klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toscana.

Shqiptarët e arrestuar janë:

– Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;

– Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;

– Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;

– Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;

– Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;

– Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;

– Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Nga ky operacion janë sekuestruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula escstasy, ndërsa të arrestuarve i janë sekeustruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.

Operacioni në fjalë goditi marrëdhëniet midis ‘Ndrangheta dhe politikës, ndërsa në pranga ranë ish-parlamentar të forcave të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV