Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në Amerikë. Janë shënuar mbi 120 mijë viktima deri tani dhe janë infektuar mbi 2 milionë të tjerë.
Doktori Anthony Fauci, eksperti amerikan ka deklaruar se nuk sheh një rikthim të masave të rrepta të izolimit në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se niveli i infektimit qëndron në shifra të larta prej muajsh.
“Nuk mendoj se do të bisedojmë për rikthimin në izolim. Mendoj se duhet të flasim për një kontroll më të mirë të atyre zonave në vend ku duket se ka një shtim të rasteve të të prekurve.”- deklaroi dr.Fauci në një deklaratë për shtyp.
Ai shtoi se rihapja duhet të jetë graduale dhe në zonat ku nuk ka raste të reja mund të rihapen shkollat, ndërsa zonat e tjera me të infektuar duhet të presin ende. Ka.li/fjala.al