Deklaratat e Ramës në parlament/ Maliqi: Kam filmime, do e nxjerr lakuriq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se ishte i vetmi që nuk kishte votuar për veten.

Gjatë një prononcimi për mediat jashtë kryesisë së Kuvendit, Maliqi bëri deklarata të forta, duke thënë edhe se Rama është ‘demon’.

Ai shtoi më tej se kartat janë të hapura, ndërsa tha se ka filmime kundër kreut të qeverisë, duke shtuar edhe se

“Sot është një ditë e zezë për demonin e dukur të djallit të beut të Surrelit sepse mbrëmë PE miratoi amendamentin për 15 kushtet, ku ndër më kryesorë dënimi i krimit zgjedhor, lufta kundër korrupsionit. Për shqiptarët dhe socialistët e ndershëm është ditë zie sepse ka ikur një ndër figurat më të rëndësishme Moikom Zeqo dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet. Unë jam këtu, meqenëse ky frikacak, kam bërë rresht dy interpelanca me ministrin. Ai nuk pranoi të dilte përballë.

Dje në mungesën time, duke parë që nuk ishte në rreshtin e tij, njolla e zezë e kësaj figure, siç shiti Tahirin, Kokëdhimën, e Dakon foli. Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta. Filmimet dhe kasetat tek Dashi i Pezës nuk mungojnë. Dua t’i them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet. Paketorin e ke aty o palaço.

Paketorin që vjedh paratë e shqiptarëve. Drejtorin e burgjeve e ke po aty. Ky njeri që kërcënoi me mesazhe zotin Basha ka frikë nga koalicionet. E vetmja mënyrë është grisja e marrëveshjes në Ambasadën Amerikane. Jo këta po çfarëdo partie të krijojë nuk fiton dot përballë shqiptarëve të ndershëm. Për t’i dhënë edhe një përgjigje edhe më të sinqertë dhelprën me dy koka e di shumë mirë ai. Është shprehja e tij në një grup të madh pazarxhinjsh. Do t’ia them të gjitha ballë përballë. Tani u hapën letrat. Është mosmirënjohës. Ky njeri duhet të marrë fund. Ky nervi im është i sinqertë, i drejtë. Ku të dojë të përballet, në votë dhe parlament. Mos t’iu duket se është trim, se aktron dhe me ju, bën batuta, batuta krimi. Është kriminel, është sharlatan, një belkëputur. Kujton se do blejë vota.”,- u shpreh Maliqi.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Twitter (X) në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Sipas të dhënave nga...

Lajme të tjera

Web TV