Edukatorja e çerdhes në Laprakë me Covid-19. Si u zbulua se ishte infektuar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes rasteve të konfirmuara paraditen e sotme nga Ministria e Shëndetësisë për 50 të infektuar, mes tyre është dhe një edukatore e çerdhes nr.11 në Tiranë.

Mësohet se në datën 12 qershor, gjatë momentit të paraqitjes së saj në punë, sipas protokollit të zbatimit për masat e parandalimit të përhapjes së COVID-19, u konstatua se punonjësja e çerdhes nuk kishte shfaqur asnjë simptomë tjetër kur u konstatua me temperaturë.

Më pas kjo punonjëse është futur në banesën e saj në karantinë, ndërsa thuhet se nuk ka pasur kontakt me fëmijët e punonjësit e tjerë të çerdhes. Pasi i është nënshtruar analizave të tamponit, edukatorja ka rezultuar pozitive.

Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve është në pritje të vënies në dijeni në mënyrë institucionale nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Vendor, i cili bën dhe konstatimin.

Gjithashtu do të jetë edhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor që do të marrë një vendim për ecurinë e procesit, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush është Eyal Zamir, gjenerali “rebel” që i tha jo “Bibit” për pushtimin e Gazës?

Plani i  kryeministrit Benjamin Netanyahu për të pushtuar Gazën shqetëson jo vetëm bashkësinë ndërkombëtare, por edhe udhëheqjen e Forcave...

Ishin bllokuar në grykëderdhjen e Semanit, shpëtohen dy turistët gjermanë

Dy turistë gjermanë që kishin ngecur me velierën e tyre në brigjet e lumit Adriatik, janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës. Blutë bëjnë me...

Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit

Pesë tragete mbërritën paraditen e sotme në portin e Durrësit duke sjellë mijëra udhëtarë dhe qindra automjete. Edhe dita e sotme kishte fluks të...

Fituesi i Topit të Artë 2025, Cristiano Ronaldo befason me përgjigjen e tij

Përgjigja e Cristiano Ronaldos kur u pyet se kush do ta fitojë Topin e Artë në vitin 2025 flet shumë dhe tregon maksimalisht egon...

Dua Lipa shkëlqen në postimin e fundit nga jugu i Shqipërisë (FOTO)

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e bëra gjatë pushimeve në jug...

Lajme të tjera

Web TV