‘Goli’ i Albanit, reagon për herë të parë për lajmin e shtatzënisë Çiljeta

Gjatë ditës së djeshme në media ka qarkulluar lajmi se këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Kombëtares dhe Partizanit, Alban Hoxha, do të bëhen prindër.

Në këtë lajm thuhej se Çiljeta ishte në muajin e parë të shtatzënisë, por pas këtyre fjalëve këngëtarja ka reaguar në një postim në ‘Instagram’, ku thekson se kjo nuk është e vërtetë.

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”,-shkruan ajo.ka.ta/Fjala.al/