LAJM I FUNDIT/ Regjistrohen 50 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

50 raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në përditësimin e situatës, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se këto raste janë regjistruar 17 në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.

Ndërsa, po gjatë këtij komunikimi u bë me dije se në Shqipëri është shënuar viktima e 42-të nga Covid-19, i cili u bë me dije së është një 69-vjeçar nga qyteti i Krujës.

“Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.”-u tha në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 50 raste të reja dhe 1 humbje jete

28 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje personave të prekur nga Covid19 me shenja të lehta ose asimptomatikë të qëndrojnë të izoluar

Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë,

Lexo edhe :  “Këneta do përdorë SPAK si mjet të vetin”/ Rama: Perceptimi për korrupsionin i gabuar

Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.

Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

 

COVID-19 – Statistika (19 Qershor 2020)

Testime totale 22806

Raste pozitive 1838

Raste të shëruara 1114

Raste Aktive 682

Humbje jete 42 (Qarku Tiranë 23, Durrës 8, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 317

Durrës 140

Shkodër 112

Vlorë 45

Fier 28

Lezhë 12

Elbasan 11

Korçë 10

Kukës 5

Gjirokastër 1

Berat 1

Të fundit

Lezhë/ Aksidentoi 50-vjeçarin, arrestohet e reja

33-vjeçarja Marinela Gjoka është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka përplasur,  50-vjeçarin i cili...

“Ne me shoqen fitore, ata me noc rrokun”/ Rama: I dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Partia Socialiste ka të gjitha meritat për Reformën në Drejtësi, reformë e cila sipas tij nuk kishte për...

Aplikacioni WhatsApp ndërpritet për disa përdorues

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp u ndërpre për disa përdorues. WhatsApp aktualisht nuk funksionon për të paktën 62,000 përdorues, me shumicën që raportohen në Londër, shkruan...

Kosovë, policia me aksion në veri! Konfiskohen armë, eksploziv dhe uniforma ushtarake

Policia e Kosovës informon se ka konfiskuar armë eksploziv dhe uniforma ushtarake në një fshat të Leposaviçit. Policia e Kosovës informon se ka konfiskuar armë...

Studimi: Rëndësia e rekrutimit të studentëve ndërkombëtarë për arsimin e lartë shqiptar

Institucionet shqiptare të arsimit të lartë kanë nevojë për studentë ndërkombëtarë për të përmirësuar cilësinë akademike dhe për qëndrueshmëri të fortë në të ardhmen. Kështu...

Lajme të tjera

Web TV