Manchester City, Guardiola: Sané nuk do të rinovojë, do një aventurë tjetër

Sané ka mbetur jashtë fushave që nga 4 gushti 2019, kur pësoi një dëmtim të rëndë të ligamenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tekniku spanjoll i Manchester City ka njoftuar lamtumirën e afërt të sulmuesit gjerman, Leroy Sané. Ai nuk do të rinovojë kontratën e tij me Manchester City që skadon në qershor 2021, dhe mund të largohet nga klubi këtë verë.

Trajneri i Citizens Pep Guardiola e njoftoi largimin e pritshëm në një konferencë për shtyp. “Leroy refuzoi propozimet tona për rinovim dy ose tre herë. Nëse gjejmë një marrëveshje me një klub tjetër, mund të shkojë këtë sezon, përndryshe ai do ta bëjë këtë kur skadon kontrata e tij”  tha trajneri katalanas.

Interesimi i Bayern Munich është shumë i fortë për sulmuesin gjerman, i lindur në 1996, i cili do të dëshironte të rikthehej në vendlindje për tu rikuperuar më mirë pas dëmtimit të gjatë.

Sané ka mbetur jashtë fushave që nga 4 gushti 2019, kur pësoi një dëmtim të rëndë të ligamenteve gjatë finales së Community Shield kundër Liverpool. Këtë sezon ai nuk e ka marrë ende lejen të rikthehet në fushë, por situata nga pandemia e ka ndihmuar atë në procesin e rehabilitimit. Topi tani kalon te dy klubet, të cilët do të diskutojnë çmimin e kartonit të tij. Nuk do të jetë e lehtë për City që të rikuperojë 52 milionë euro që i paguante Schalke, skuadrës së Gelsenkirchen katër vjet më parë.

 

Të fundit

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi...

“Politikat e qeverisë kanë dështuar”, Meta: Shqipëria ka nevojë për ndryshim urgjent

Në një postim të tij në Facebook, ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kritikën e tij për modelin aktual të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar...

“Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Letra e Rozana Radi për bashkëshortin e saj, e ndjerë...

Letra e vitit 1704 që parashikon se kur do të përfundojë bota

Isaac Newton, një shkencëtar i famshëm i njohur për formulimin e ligjeve të lëvizjes dhe gravitetit, parashikoi se bota siç e njohim do të përfundojë...

Apple dhe Google rikthejnë TikTok, amerikanët mund ta shkarkojnë sërish aplikacionin

“Google Play” ka njoftuar se ka rikthyer TikTok në ‘dyqanin’ e tij të aplikacioneve në SHBA të enjten, pas premtimeve nga Presidenti Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV