Meta: Maxhoranca teatër me dekretet që rrëzoi. Shpresoj që Venecia të ruajë integritetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta i tërhoqi vëmendjen qeverisë për rritjen e borxhit publik, ndërsa i cilësoi si teatër debatet në komisione për rrëzimin e tre dekreteve të tij.

“Tërheq vëmendjen për nivelin e lartë të borxhit, dhe rrezikun për rritjen akoma më tej. Duhet një analizë e nevojave më prioritare dhe për mbajtjen nën kontroll të borxhit publik.

Për tre dekretet u që u rrëzuan u zhvillua një teatër në komisione. Unë do të vijoj punën për kthimin e ligjeve anti-kushtetuese” tha ai.

Ndërsa i pyetur në lidhje me konkluzionet e komisionit të Venecias ai u shpreh se nuk e ka pritur asnjëherë verdiktin e Venecias pasi është i sigurt që ka respektuar Kushtetutën në vendimet dhe veprimet që ka ndërmarrë.

Në lidhje me vendimin zyrtar të këtij komisionit, Meta tha se “shpresoj që Venecia të ruaj integritetin e saj”.

“Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer si president, se kam respektuar kushtetutën e Shqipërisë dhe ju e dini se ajo është bërë sipas rekomandimeve të Venecias, nuk pres të dëgjoj konkluzionet e Venecias për të qenë i përgjegjshëm për aktet e mia, shpresoj që Venecia të ruaj integritetin e saj” u shpreh kreu i shtetit në konferencën për mediat me gazetarët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV