Lewis Hamilton është fokusuar ditët e pandemisë tek palestra dhe perfeksioni i trupit të tij. Dhe format e tij i ka treguar më së miri përmes fotove të postuara në Instagram, ku shfaqet ndryshe nga sa jemi mësuar.
Pa T-shirt veshur, Lewis ka treguar format e muskujt sikurse edhe modelin e ri të flokëve. Kampioni i garave të Formula 1 thotë se ka kuptuar që palestra e stërvitja i bën mirë për shëndetin mendor.
Në Instagram ai jep edhe një mesazh: “Pas gjithçkaje që po ndodh në botë, e vetmja mundësi për tu larguar është stërvitja dhe përqendrimi i emocioneve dhe energjisë në fuqizimin e trupit”.
“Kjo ka qenë periudha më e mirë që kam patur ndonjëherë për tu trajnuar. Nuk mundem të ndaloj dhe nuk do ta bëj” thotë kampioni i garave me makina.
Ndërkohë Hamilton i kujton ndjekësve dhe fansave të tij se virusi ende është në qarkullim dhe duhet të jenë të kujdesshëm./Re.Gu/Fjala.al