Qëlloi me thikë në zemër të riun në Vlorë, arrestohet 15-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dyshuari kryesor i goditjes me thikë që solli vdekjen e 25-vjeçarit nga Vlora ka rënë në prangat e policisë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është arrestuar 15-vjeçari me inicialet G.T, pasi qëlloi me thikë Aleksandër Petanajn, i cili ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri që i mituri kishte me vëllanë e viktimës, 18 vjeç dhe mësohet se 25-vjeçari kishte ndërhyrë që të shuante sherrin, ndërsa ndodhi tragjedia.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme.

Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore dhe profesionale u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Presidenti i Qipros: Irani na kërkoi t’i përcjellim Izraelit “disa mesazhe”

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Zyra e...

Aksident në aksin Bilisht-Korçë, përplasen 2 automjete

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Korçë, ngjarje e cila mësohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj. Sipas burimeve për A2...

Kryeministri i Izraelit paralajmëron Iranin: Do të paguajë një çmim të rëndë për sulmet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka vizituar nga afër zonat e rrënuara nga sulmet e Iranit të zhvilluara përgjatë natës. Sulmet iraniane kanë shkatërruar një bllok...

Bënte manovra të rrezikshme në bregdetin e Velipojës, ‘e pëson’ 43-vjeçari

Pak ditë më parë një video qarkulloi në rrjetet sociale, ku drejtuesi i një automjeti tip ‘Range Rover’ kryente manovra të rrezikshme në breg...

Donald Trump: Unë do ta rregulloj çështjen Kosovë-Serbi, Biden mori vendime idiote…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën, teksa ka thënë se paraardhësi i tij në detyrë, Joe Biden,...

Lajme të tjera

Web TV