Trajneri i Skënderbeut, Daja: Bylisi në kampionat, një tjetër sfidë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Skënderbeut shpreson që humbja në Kupën e Shqipërisë të jetë lënë pas, kërkon 3 pikët në Ballsh. Skënderbeu e ka humbur ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë në Ballsh para pak ditësh, por trajneri Ilir Daja, thekson se sfida e së shtunës me Bylisin, e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore, do të jetë një sfidë ndryshe.

Kjo është në fakt ajo ku e kemi vënë theksin ne gjatë gjithë këtyre përgatitjeve, – ka deklaruar Daja. – Për vetë specifikën që ka, Kupa është diçka tjetër dhe kampionati është diçka tjetër. Nuk duhet të heqim kurrsesi paralele midis ndeshjes së Kupës dhe ndeshjes së kampionatit. E dimë që do të jetë një vizitë e vështirë, kjo për shkak edhe të disa mungesave që kemi.”

Në fakt, për kryeqytetasin e stolit të korçarëve, mungesat nuk janë të pakta, për ai beson se potenciali i skuadrës së tij. “Na mungon Bruno Dita dhe Artim Pollozhani, ndërsa Bajram Jashanica është me probleme dhe nuk e dimë a do të jetë i gatshëm për të nisë nga formacioni bazë apo nga stoli, – ka pohuar Daja. – Por do të mundohemi t’i plotësojmë këto mungesa me pjesën tjetër të ekipit.”

“Dhe me punën që kemi bërë në këto ditë, do të shkojmë në Ballsh duke synuar lojën e kujdesshme dhe pragmatistë, duke marrë maksimumin e gjendjes që kemi, sepse në këtë moment, të gjitha ekipet kanë luhatje, – ka vijuar ai. – Ajo që na “ngushëllon”, është fakti që në të njëjtat pozita është edhe Bylisi, sepse me të u ndeshëm në Kupë dhe prandaj jemi të dy në të njëjtat raporte.”

Lexo edhe :  Oferta marramendëse nga sheikët për Gjimshitin/ Atalanta merr vendimin për kapitenin

“Kështu që, do të luhet me shumë kujdes, me shumë mund, por do të shkojmë për të marrë pikët maksimale në Ballsh, pavarësisht se e dimë që do të jetë shumë e vështirë”, – shton 53-vjeçari, i cili. sidoqoftë, nuk beson se kushtet atmosferike do të ndikojnë në garën e kampionatit.

“Në fakt, do të jetë akoma edhe më e vështirë në këtë drejtim më prapa, por thashë që duhet të përqendrohemi, – thotë trajneri i Skënderbeut. – Natyrshëm, në ato stadiume ku ka sisteme ndriçimi do të jetë disi më ndryshe, sepse temperaturat në orët e mbrëmjes do të jenë më të freskëta. Por, për këtë ndeshje, ne dhe Ballshi jemi në të njëjtat kushte dhe nuk është se ka filluar ndonjë ngritje e jashtëzakonshme e temperaturave.”
“Kështu që shpresoj që ndikimi i temperaturave të jetë sa më i vogël në paraqitjen tonë në lojë”, – shtoi ai.

Evropa mbetet një “mollë e ndalueme” për Skënderbeun, por, për Dajën, shpresa vdes e fundit. “Ne potencialin e kemi dhe pikësynimi ynë është që të zëmë një vend në Evropë, pavarësisht se Evropa për ne, për momentin është e ndaluar, për shkaqet që tashmë dihen – ka thënë kryeqytetasi.

“Por në fund fare, ne atë objektiv kemi edhe si klub, pra, që të zëmë një nga vendet që të çon në Evropë, pastaj, duke parë e duke bërë, në varësi të asaj përgjigjeje të gjykatës federale të Zvicrës”, – ka përfunduar trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. Takimi Bylis-Skënderbeu luhet të shtunën në mbrëmje, në Stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, duke nisur nga ora 17:00.

 

 

Al.Ko/fjala.al

Të fundit

Akuzohet për korrupsion, Gjykata në Izrael refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për...

Ambasadorja e Zvicrës nga Pogradeci: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Nga fshati turistik i Linit, ku po zhvillohet një aktivitet në përmbyllje të fazës së parë të gërmimeve në sitin arkeologjik të Buqezës, ambasadorja...

Albin Kurti ngre alarmin: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të nxitur incidente gjatë festës...

Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Ilir Yzeiri Të gjithë studiuesit që merren me natyrën e konflikteve dhe origjinën e luftërave, e kanë të vështirë të shpjegojnë deri në fund se...

Masakra e Iasit: një nga krimet më të mëdha kundër hebrenjve në Evropën Lindore

26 qershor 1941 Më 26 qershor 1941, në qytetin Iasi të Rumanisë, autoritetet rumune, të mbështetura nga ushtria dhe policia, nisën një nga reprezaliet më...

Lajme të tjera

Web TV