Yuri Kim: Jam e nderuar të jem në Shqipëri ku njerëzit besojnë te ShBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam e nderuar të jem në Shqipëri” Kështu deklaron ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, e cila shton se Shqipëria është një vend i veçantë sa i takon marrëdhënieve me ShBA-të.

“Puna është më e lehtë në kuptimin që pika e nisjes është shumë në avantazhin tonë. Jam e nderuar të jem në Shqipëri, ku njerëzit vërtet besojnë tek marrëdhënia dhe vërtet besojnë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj nuk mund të kërkoja më shumë. Por, siç thoni ju, do të thotë edhe që pritshmëritë janë të larta kështu kostoja do të ishte e madhe nëse nuk i përmbushim ato pritshmëri”, tha ajo në një intervistë për A2.

Ndërsa lidhur me marrëdhëniet me politikanët shqiptarë ajo tha se është vetëm një diplomate dhe detyra e saj është të forcoj marrëdhënien midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan.

“Si diplomatë, ne merremi me një gamë të gjerë njerëzish dhe dua të theksoj përsëri që jam diplomate. Nuk jam prift. Nuk jam polic. Jam vetëm një diplomate dhe detyra ime këtu është të forcoj marrëdhënien midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan, pavarësisht se kush është në pozita pushteti në Uashington apo në Tiranë. Detyra ime është të ndërtoj marrëdhënie midis dy vendeve dhe është kënaqësi e madhe që jam në gjendje ta bëj këtë”, u shpreh ajo./En.Br.Fjala.al

Të fundit

Parku natyror “Korab-Koritnik”, shenjim shtegut që lidh liqenin me Majën e Kallabakut

Shtegu malor që lidh Liqenin e Kallabakut me Majën e Kallabakut, një nga zonat më të bukura dhe të...

Testet e para japin rezultat/ Qelizat staminale ndihmojnë në kurimin e problemeve me sytë

Riparohen dëme të pakthyeshme tek sytë falë qelizave staminale. Trajtimi eksperimental është kryer në një spital amerikan të specializuar dhe arritja është publikuar ne revistën...

Gianni De Biasi, një hap larg rikthimit në Shqipëri/ Ja skuadra që synon emrin e madh

Gianni De Biasi mund të rikthehet të veshë uniformën kuqezi të stërvitjes, por këtë herë jo si trajner i Kombëtares shqiptare, por me ngjyrat...

Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten, por niveli i tyre mbetet poshtë mesatares

Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi. Edhe...

Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e...

Lajme të tjera

Web TV